Në shtatzani gruaja pëson shumë ndryshime, ndër të cilat edhe rritjen e oreksit. Por a largohet kjo nevojë për më shumë ushqim pas lindjes?
Uria pas lindjes
Nuk bëhet fjalë për një neps në lidhje me një ushqim specifik, por për një nevojë në lidhje me një sasi më të madhe të ushqimit. Kjo shkaktohet nga faktorë emocional si edhe fizikë. Pasi lind një fëmijë jeta e gruas ndryshon, po ashtu edhe rrjedha e ditës duke bërë që tek ajo të ndryshojnë edhe emocionet, të vështirësohet mënyra e organizimit dhe menaxhimit të përgjegjësive. Pra gruaja krahas lumturisë mund të përjetojë edhe ankth bashkë me ndjenja stresi, në të cilat ndikojnë edhe fjalët e personave të tjerë në lidhje më mënyën si duhet të sillet me fëmijën. Nëna në këto raste ndihet sikur nuk është duke bërë mjaftueshëm për të qënë një nënë e mirë. Nga kjo situatë nënës mund t’i lindë një dëshirë e madhe për të ngrënë ushqim. Në momentin që nëna do të mësohet me rutinën kjo dëshirë do të normalizohet.
Uria si pasojë e ushqyerjes me gji
Faktori fizik shkaktohet nga ushqyerja me gji duke qënë se nevojiten më tepër energji. Zakonisht nevojiten rreth 500 kCal (njesi matje) më shumë që duhen marrë nëpërmjet një ushqyerje të shëndetshme. Këshillohet të konsumoni: drithërat, peshkun, mishin, djathërat, vezën, pra produkte që ofrojnë një sasi të mirë të proteinave, kalçiumit dhe hekurit. Kujdes me ushqimet që mund të shkaktojnë alergji tek fëmija si luleshtrydhet dhe frutat ekzotike etj.
Lexoni edhe: Dieta ushqimore pas lindjes me operacion cezarian

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu