Lëkura e bebes eshte e butë në prekje dhe delikate, gjë që kërkon një kujdes tepër të mirë. Lëkura e bebes gjatë muajve dhe viteve të para të jetës pëson një sërë ndryshimesh, ku mbi të gjitha i duhet të përshtatet me një ambient të ri, duke qënë se kalon nga lëngu amniotik në një ambient të thatë, me karakteristikat e të cilit i duhet të përshtatet.
Por çfarë e bën kaq delikate lëkurën e bebes?
• Struktura e lëkurës. Ajo është rreth 30% më e hollë krahasuar me atë të nënës së tij.
• Përbërja e lëkurës. Ajo ka një shtresë hidrolipide më pak rezistente krahasuar me atë të nënës dhe babait, për këtë arsye irritohet dhe skuqet më me lehtësi.
• Funksioni i saj. Lëkura e bebes rezulton të jetë më e depërtueshme dhe për pasojë e humb më shpejt ujin, gjë që shkakton tharjen e saj.
Duke u ndodhur para këtyre ndryshimeve, nëna duhet të kujdeset sa më mirë për të, kryesisht gjatë muajve të parë të jetës, periudhë në të cilën epiderma është duke u forcuar ndërkohë që luftohet edhe nga faktorët e jashtë, mungesa e ujit, skuqjet. Për këtë arsye duhet të evitohet përdorimi i detergjentëve agresivë, të cilët mund të dëmtonin barrierën e lëkurës dhe për pasojë duke e bërë atë më të “hapur” ndaj faktorëve irritues.
Si duhet të veprojë nëna?
Në momentin që është duke blerë produktet e higjenës duhet të lexojë me kujdes përbërësit e tyre, të cilat duhet të sigurojnë një mbrojtje të lëkurës. Shampoja, sapuni, vaji i banjos duhet të jetë përgatitur në atë mënyrë që të mos favorizojë dermatit, i cili është tepër i përhapur tek bebet.
Lexoni edhe: Pse lekura e bebes formon kore?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu