Bebet janë të shtrenjta. Po, po me të vërtetë, të sjellësh në jetë një fëmijë kushton shumë. Edhe kur prindërit bëjnë një planifikim financiar përpara se të sjellin në jetë fëmijën, sërish buxheti nuk është i mjaftueshëm, sipas një sondazhi të kohëve të fundit.
LendEDU ka anketuar 1,000 prindër në Amerikë për të marrë një vështrim më të mirë në angazhimin financiar të rritjes së një foshnjeje për gjeneratën e sotme. Edhe pse nënat dhe baballarët fillojnë të kursejnë përpara, shuma ende tejkalon pritshmëritë e tyre. Pjesëmarrësit e anketimit prisnin që viti i parë t’i kushtojë 9,371 dollarë, dhe mesatarisht të kursejnë 9,330 dollarë.
Por shumica e prindërve përfundimisht shpenzojnë $ 13,186 gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës.
Ju mund të habiteni sesi mund të shpenzoni kaq shumë para, por anketuesit kanë bërë një përmbledhje të shpenzimeve kryesore.
- 30% shkon për lodra, pelena etj.
- 28% shkon për ushqim.
- 17% shkon për kujdesin shëndetësor.
- 12% shkon për gjëra të ndryshme.
- 13% shkon për kopsht ose çerdhe.
Shumë prindër thonë se kostoja e fëmijës ndikoi në vendimin e tyre për të pasur më shumë fëmijë. 53% e prindërve pranojnë se shpenzimet e vitit të parë kanë ngadalësuar ose i kanë penguar ata që të kenë më shumë fëmijë. Në mënyrë të veçantë, 27% duhet të presin disa vjet dhe 26% nuk planifikojnë të kenë më shumë fëmijë.
Lexo edhe: Planifikimi familjar dhe rendesia e tij
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu