20 Maji, një ditë e veçantë për gjithë fëmijët jetimë të Shqipërisë. Një ditë ku ndoshta pakkush e di dhe pakkush ka menduar të bëjë diçka për këtë kategori fëmijësh. Pra është Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë, dita e atyre që rrallë u gëzon shpirti, rrallë u qesh buza, shumë rrallë ndjejnë një dorë të ngrohtë mbi supet e njoma. Ndërsa ne luftojmë për më të mirën për fëmijët tanë, shumë “prindër” zgjedhin t’i braktisin ato foshnja që ende nuk kanë hapur sytë, ata fëmijë që tashmë ju kanë thirrur “mami” por kjo nuk e ka penguar zemrën e asaj “nëne” ta braktisë në atë institucion dhe të vazhdojë jetën e saj. Është detyra jonë, detyra e gjithë shoqërisë që të mendojë për ta, të kujtohet për nevojat e tyre jo vetëm në një ditë të caktuar të vitit. Ne mund të dhurojmë dicka për ta, mund t’ju falim dashuri edhe nëpërmjet vizitave, t’i trajtojmë në mënyrën e duhur brenda shtëpisë së fëmijës, t’i trajtojmë ata ndryshe pse jo? Sepse ata kanë më shumë nevojë dhe mbështetje, sepse atyre u mungon nëna, dhe kur mungon nëna mungon e gjithë bota! U mungon babai, mbështetja më e madhe! Ata nuk kanë aromën e nënës pranë në foshnjëri, t’ju zbusë dhimbjet e kolikave, t’ju qetësojë dhimbjen e veshit, t’ju dalë krah kur dikush i fyen…
Kjo ditë është e vecantë, është një ditë apeli për të na kujtuar të gjithë ne të kthejmë sytrë nga ajo pjesë e fëmijëve që ka nevojë për më shumë ngrohtësi, kujdes, dashuri. Të gjithë duhet të mendojmë të ndihmojmë këta vogëlushë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu