Pishinat plastike, kujdes me femijet! Jane teper te rrezikshme

0 0

Jua themi këtë pasi në Sant’Agostino pranë Viçencës në Itali, një vajzë 14 muajshe ka rrezikuar jetën e saj pikërisht në një pishinë të përshtatshme për t’u përdorur në shtëpi. Ajo ka rrezikuar të mbytej brenda oborrit të shtëpisë!

Një mëngjes mes familjarëve

Ditën e Shtunë fëmija ndodhej në Viçenca bashkë me prindërit për të kaluar fundjavën me familjarët dhe gjyshërit dhe po atë ditë nëna e saj kishte fryrë pishinën për ta bërë të argëtohej. Gjthçka ndodhi ndërsa nëna është futur brenda në shtëpi për të marrë një peshqir duke e lënë  vajzën të luajë në pishinën e thellë rreth 30 cm, duke mos menduar aspak për rrezikun që i kanosej vajzës. Por instikti i nënës është tepër i fuqishëm ndonjëherë! Ajo telefonon nga brenda shtëpisë gjyshin të kontrollonte vajzën që ndodhej në anën tjetër të kopështit në pishinë dhe ajo telefonatë i shpëtoi jetën vajzës së vogël! Ai e gjen përmbys, me fytyrën në ujë, e cila u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa në ambulancë i bëhej frymëmarrja artificiale. Do të mjaftonin vetëm pak minuta për t’i marrë jetën!

Kujdes!

Pra asnjëherë mos e lini fëmijën vetëm në pishinë dhe të largoheni. Do t’ju këshillonim që ndërkohë të kontrolloni edhe blerjet që bëni, nëse fëmija është nën 3 vjeç nuk duhet të blini një pishinë me thellësi të tillë, pavarësisht se mund t’ju duket argëtuese. Nga ana tjetër duhet që gjithmonë ta shfryni apo zbrazni ujin e pishinës pasi keni përfunduar së përdoruri sepse fëmija mund të shkojë atje në një tjetër moment duke rrezikuar mbytjen! Të njëjtat këshilla vlejnë edhe për në det!

Lexoni dhe: A dinë fëmijët të notojnë sapo lindin?

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X