Jua themi këtë pasi në Sant’Agostino pranë Viçencës në Itali, një vajzë 14 muajshe ka rrezikuar jetën e saj pikërisht në një pishinë të përshtatshme për t’u përdorur në shtëpi. Ajo ka rrezikuar të mbytej brenda oborrit të shtëpisë!
Një mëngjes mes familjarëve
Ditën e Shtunë fëmija ndodhej në Viçenca bashkë me prindërit për të kaluar fundjavën me familjarët dhe gjyshërit dhe po atë ditë nëna e saj kishte fryrë pishinën për ta bërë të argëtohej. Gjthçka ndodhi ndërsa nëna është futur brenda në shtëpi për të marrë një peshqir duke e lënë vajzën të luajë në pishinën e thellë rreth 30 cm, duke mos menduar aspak për rrezikun që i kanosej vajzës. Por instikti i nënës është tepër i fuqishëm ndonjëherë! Ajo telefonon nga brenda shtëpisë gjyshin të kontrollonte vajzën që ndodhej në anën tjetër të kopështit në pishinë dhe ajo telefonatë i shpëtoi jetën vajzës së vogël! Ai e gjen përmbys, me fytyrën në ujë, e cila u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa në ambulancë i bëhej frymëmarrja artificiale. Do të mjaftonin vetëm pak minuta për t’i marrë jetën!
Kujdes!
Pra asnjëherë mos e lini fëmijën vetëm në pishinë dhe të largoheni. Do t’ju këshillonim që ndërkohë të kontrolloni edhe blerjet që bëni, nëse fëmija është nën 3 vjeç nuk duhet të blini një pishinë me thellësi të tillë, pavarësisht se mund t’ju duket argëtuese. Nga ana tjetër duhet që gjithmonë ta shfryni apo zbrazni ujin e pishinës pasi keni përfunduar së përdoruri sepse fëmija mund të shkojë atje në një tjetër moment duke rrezikuar mbytjen! Të njëjtat këshilla vlejnë edhe për në det!
Lexoni dhe: A dinë fëmijët të notojnë sapo lindin?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu