Nëse mendoni se ndërprerja e gjirit gjatë natës do të bëjë që fëmija të zgjohet më pak, gaboheni! Nga ana tjetër thithja e vazhdueshme e gjirit edhe pas muajit të 3-4 është me rëndësi për të rritur prodhimin. Ndërkaq duhet të njiheni me disa të pavërteta që shpesh dëgjojmë në lidhje me gjidhënien dhe që shpesh nënvlerësohen.
Gjidhënia, disa të pavërteta
• Fëmijët që ushqehen artificialisht zgjohen më pak gjatë natës, provo t’ja heqësh gjirin. Po sikur fëmija të mos e pranojë qumështin dhe të qajë gjithë natën pa pasur asnjë mënyrë për ta ngushëlluar?
• Qumështin e gjirit fëmija pas disa muajsh e pi vetëm për t’u qetësuar. Fëmija ushqehet edhe gjatë natës dhe madje këto thithje të natës ndikojnë tepër pozitivisht në rritjen e prodhimit të qumështit.
• Nënat që ushqejnë me gji janë më të lodhura se të tjerat. Pse një fëmijë që ushqehet artificialisht nuk zgjohet gjatë natës, nuk qan, nuk ka kolika? A nuk është nëna e tij që kujdeset për të?
Përfundimet…
Por nuk po nënkuptojmë se të ushqesh me gji është shumë e thjeshtë, lodhja është e madhe dhe ndihet më tepër gjatë natës. Sigurisht ndërprerja e gjidhënies gjatë natës do të ishte një zgjidhje por mendoheni mirë pasi sasia e qumështit do të reduktohet ndjeshëm.
Mendoni gjithashtu se nuk ka asnjë alternativë tjetër më të shpejtë për të ushqyer fëmijën. Mos mendoni se ushqyerja me biberon është aq e thjeshtë, se fëmija zgjohet, pi dhe fle, pasi nuk është aspak kështu. Ndihma e babait? E dini se shumë fëmijë nuk pranojnë të ushqehen nga dikush tjetër që nuk është nëna? Ushqeni sa më gjatë me gji fëmijën!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu