Ndotja e ajrit ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës qysh në barkun e nënës. Sipas Marie Pedersen, eksperte ne fushën e mjekësisë ambientale dhe shëndetit në Universitetin e Kopenhagen, ndotja e mjedisit shkakton lindjen e bebeve me peshë të vogël si edhe me një kafkë me përmasa më të vogla se normalja. Këtë e konfirmon edhe Mannucicio Mannucci, shef i sektorit të shkencave në spitalin e Milanos.
Fëmijët janë tepër të rrezikuar
Sipas ekspertëve, fatkeqësisht ndikimet nuk marrin fund në shtatzani. Ata theksojnë se ndotja e ajrit sjell pasoja negative edhe në zhvillimin neurologjik të fëmijës, kjo si pasojë e veprimit të mekanizmave që shkaktojnë inflamacion dhe stres oksidativ (nje forme stresi e shkaktuar nga prishja e ekuilibrit fiziologjik qe shoqerohet me eleminimin e sistemit mbrojtes qe vepron kunder oksidanteve) në trurin e fëmijës, i cili duke qënë se nuk është zhvilluar ende në mënyrën e duhur, është më i pambrojtur.
Si të mbrojmë fëmijët nga ky fenomen?
Ju nuk duhet t’i lejoni fëmijët të luajnë në natyrë nëse ajo zonë konsiderohet me trafik të rënduar. Duhet të preferoni vendet e pasura me gjelbërim si edhe parqet e qytetit larg zonave të rrezikshme. Nëse fëmija është i vogël (bebe) përdorni më tepër marsupin në vend të karrocës duke qënë se fëmija në të kundërt do të marrë plotësisht ajrin e nxjerrë nga tubat e makinave, kjo pasi karroca do të jetë pak a shumë në të njëjtin nivel lartësie me to. Nëse jeni në makinë mbani xhamat mbyllur përsa kohë jeni në mes të trafikut.
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu