Embrioni që është formuar në barkun e nënës përmban gjene nga të dy prindërit, dhe më pas do të rritet dhe zhvillohet duke marrë të gjithë elementët për të cilët ka nevojë, ushqim, ngrohtësi, dashuri, mbrojtje dhe mirëqënie. Embrioni implantohet (vendoset) në mitër 3 ditë pas ngjizjes dhe vetëm në ketë moment flasim për një shtatzani të vërtetë.
Imunotoleranca materne (e nënës)
Ecuria e mirë e shtatzanisë ndikohet nga disa faktorë që kanë lidhje me sistemin imunitar. Ashtu sic e dimë embrioni është një individ i ndryshëm nga nëna, me ADN dhe gjenet e tij, të marra edhe nga babai. Në momentin që trupi i nënës kupton se ka diçka që nuk i “përket” fillon të prodhojë antikorpe për të luftuar atë “trup të huaj”.
Si është e mundur atëherë që trupi i nënës nuk e lufton fëmijën në shtatzani?
Në shtatzani, qelizat NK (natural killer) pra që luftojnë qelizat e huaja, fillojnë të mos funksionojnë më si më parë, pra nuk prodhojnë më elementë që shkatërrojnë qelizat por fillojnë të prodhojnë faktorë pro gjeneve të fëmijës, që mundësojnë favorizimin e zhvillimit të embrionit dhe plaçentës.
Pra në momentin e shtatzanisë, qelizat NK nuk luftojnë më fëmijën por japin ndihmën e tyre në ndërveprimet që do të kryhen mes nënës dhe fetusit.
Toleranca e nënës ndaj fëmijës është shumë e rëndësishme, dhe ndër të tjera një rol luan edhe progresteroni si edhe një grup gjenesh të quajtura MHC dhe që shërbejnë për të prodhuar proteina të cilat njohin si jo të huaja qelizat e fëmijës nga sistemi imunitar i nënës.
Pra nëse ka një ekuilibër të mirë të këtyre faktorëve, shtatzania do të ketë një ecuri të mirë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu