Higjiena e organit gjenital tek djemtë përbën një shqetësim të madh për prindërit. Fizionomia e organit të djemve të vegjël është e ndryshme nga ajo e të rriturve, dhe përpjekjet për ta ndryshuar atë mund të jenë shumë të rrezikshme.
Ku qëndron ndryshimi dhe problemi?
Organi gjential i djemve të vegjël ka një pjesë lëkure e cila mbulon gjithë gjatësinë e tij dhe kjo mbyllje është e tillë për shkak se organi i fëmijës nuk ka ende një funksion seksual. Ndërkohë kjo strukturë e mbron gjithashtu edhe nga urina dhe feçet. Për të ruajtur fëmijën nga infeksionet do t’ju këshillonim të lanit organin e tij gjenital disa herë në ditë.
A duhet të bëjmë hapje të organit gjenital?
Disa pediatër mendojnë se kjo teknikë e kryer në mënyrë tepër delikate është një “gjimnastikë” që favorizon zhvillimin e mëtejshëm. Ndërkohë, disa studime tregojnë se kjo taktikë mund të rezultojë e dhimbshme për fëmijën dhe nga ana tjetër mund ta bëni atë më të “zbuluar” edhe ndaj infeksioneve. Pra, ju nuk duhet të kryeni një hapje me dorën tuaj të organit, por duhet të respektoni zhvillimin e tij anatomik. Me kalimin kohës pjesa e sipërme e organit do të ndahet vetë nga lëkura. Në disa raste mjeku mund të këshillojë të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale.
Lexoni edhe: Kriza e gjenitaleve tek te bebet

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu