Zgjimi në mes të natës është një situatë e mundimshe fizikisht dhe psikologjikisht dhe ju fut në një botë pyetjesh të njëpasnjëshme: përse jam zgjuar, edhe sa do dielli të dalë, a të ngrihem apo të fle sërish, a do të lodhem gjatë ditës sepse nuk po fle mjaftueshëm? Të gjitha këto e bëjnë të pamundur të bini sërish në gjumë.
Pyetjet janë të vlefshme, por larg zgjidhjes së problemit. Stresi në përgjithësi mund të jetë shkaktari i zgjimit gjatë natës. Pra, nëse po pyesni veten pse zgjoheni gjithmonë në mes të natës, së pari merrni frymë thellë dhe relaksohuni.
Pse unë?
Për fat të keq, pagjumësia është një çështje që më së shpeshti përjetohet nga gratë.
“Fazat e jetës së grave, siç janë menopauza dhe luhatjet hormonale gjithashtu mund të rezultojnë në problemet e gjumit”.
Ndjeni stres?
“Stresi ka një ndikim të thellë në fazat e gjumit dhe ritmet cirkadike kur stresi është me natyrë akute ose kronike “, thotë mjeku Robbins.
“Për shembull, hulumtimet tregojnë se stresi mund të ndërhyjë në aktivizimin e zgjimit në tru, duke e bërë gjumin më pak çlodhës”.
Por a është me të vërtetë zgjimi gjatë natës një gjë e keqe?
Me një fjalë: po. Vetëm një natë me gjumë të fragmentuar mund të ketë efekte negative dhe nëse vazhdoni të zgjoheni në mes të natës, mund të ndiheni sikur nuk keni fjetur fare. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet vetëm të shtriheni në shtrat dhe të vuani përmes një periudhe të pagjumësisë.
“Kur përjeton simptoma të pagjumësisë, akute ose kronike, një gabim i zakonshëm është që të qëndroni në shtrat dhe të ktheheni nga njëra anë në tjetrën”, paralajmëron Robbin, i cili shpjegon se diçka e tillë mund të jetë kundërproduktive.
Në vend të kësaj, Robbins rekomandon që të largoheni nga dhoma e gjumit, të mbani dritat e ulëta dhe të bëni diçka që do t’ju ndihmojë të ndiheni të përgjumur si të lexoni, pastaj të ktheheni në shtrat kur të jeni të lodhur.
Çfarë mund të bëj?
Higjiena e gjumit: Është po aq e rëndësishme sa të lani dhëmbët ose të aplikoni deodorantin. Shembuj të higjienës së mirë të gjumit përfshijnë “mbajtjen e një cikli të rregullt të gjumit / zgjimit, dhe eleminimin e teknologjisë përpara gjumit.
A duhet të shkoj te mjeku?
Mos lejoni që pagjumësia të prishë jetën tuaj për një kohë të gjatë: “Kur vështirësitë e gjumit vazhdojnë, është e rëndësishme të kërkoni kujdes mjekësor”, këshillon Robbins.
Ka raste kur pagjumësia shkaktohet nga probleme shëndetësore si dhimbjet kronike apo problemet gastrointestinale.
Lexo edhe: Pagjumesia, si ndikon te zemra dhe tensioni i gjakut
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu