Perse gjate shtatzanise rritet sasia e peshtymes ne goje?

0 0

Nëse jeni duke pasur probleme me të vjellat e mëngjesit ka shumë mundësi që të keni edhe probleme me rritjen e sasisë së pështymës në gojë gjatë ditës. Ky është një shqetësim që mund të prekë të gjitha gratë gjatë trimestrit të parë, por më të rrezikuarat janë ato që përmendëm më sipër.

Është e rrezikshme për shtatzaninë pështyma e tepërt?

Në shtatzani trupi pëson ndryshime të mëdha dhe kjo është një prej tyre. duke u shoqëruar edhe me të vjellat e mëngjesit, ky do të jetë një problem jo i këndshëm por lajmi i mirë është se zakonisht nuk zgjat më shumë se trimestri i parë. Për ta shpjeguar më thjesht, ky problem nuk ndikon në shëndetin e fëmijës.

Përse shfaqet rritja e nivelit të pështymës?

  • Sepse do të rritet niveli i hormoneve;
  • Mund të shfaqet si pasojë e të vjellave dhe të përzierave në shtatzani;
  • Mund të shfaqet si pasojë e një problemi të quajtur “Hyperemesis gravidarum” që shkakton të vjella shumë të mëdha por edhe rritje të madhe të pështymës;
  • Ka si shkak edhe rritjen e aciditetit të stomakut i cili është një problem shumë i shpeshtë në shtatzani;
  • Ndodh edhe nëse nëna është konsumuese e duhanit në shtatzani;
  • Mund të ketë si shkaktar edhe një infeksion në gojë apo dhëmbë;
  • Shfaqet edhe nëse gruaja ekspozohet ndaj mërkurit apo substancave të tjera toksike që mund të ndodhen tek pesticidet etj.

Në këtë rast duhet:

  • Të evitoni konsumin e duhanit;
  • Nëse keni probleme me Hyperemesis gravidarum të shkoni të flisni sa më parë me mjekun;
  • Të shkoni të bëni një vizitë tek dentisti nëse keni probleme me gojën;
  • Evitoni konsumin  e ushqimeve që përmbajnë shumë karbohidrate;
  • Konsumoni pak ushqim dhe shpesh;
  • Përdorni një shpëlarës goje sa më natyral rreth 4-5 herë në ditë si edhe lani rregullisht dhëmbët etj.

Keni pasur një problem të tillë në shtatzani? Si keni vepruar për të reduktuar simptomat?

Lexoni dhe: Disa zakone te shendetshme qe duhet te ndiqni gjate shtatzanise 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X