Perse femija duhet te shkoje ne kopsht?

0 0

Në kohën e sotme kur të dy prindërit janë në punë, gjithnjë e më shumë foshnjat dhe fëmijët e vegjël po kalojnë kohë në vende ku kujdesen të tjerë për to, dhe një prej tyre është kopshti/çerdhja.

Përparësitë e çerdhes për fëmijën

  • Fëmija mësohet që i vogël në kontakt me të tjerët, duke u bërë i hapur dhe i shoqërueshëm;
  • Në krahasim me dadon, apo një kujdestare të vetme, personeli i çerdhes ka më shumë eksperiencë në rritjen dhe kujdesin për të vegjëlit;
  • Mësohet me rregullat e shoqërisë, mësohet me orare fikse (nëse tashmë nuk i ka), mëson gjëra të reja në përpjuthje me moshën që ai ka.

Kur çerdhja mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?

  • Kur shëndeti i fëmijës është jo shumë i mirë dhe kontakti me fëmijë të tjerë mund ta bëjë të ketë shpesh rrufë, kollë, grip etj;
  • Kur vuan nga sëmundje të veçanta alergjike, që kanë nevojë për ushqime apo kushte higjienike të veçanta;
  • Nëse fëmija ende nuk arrin të mësohet me ndryshimin dhe mbas disa muajve ende qan, ulëret sapo e lini në çerdhe, duke mos pranuar të flejë, të hajë etj. Si të bëhet përshtatja e fëmijës në çerdhe;

Si ta përshtatim fëmijën në çerdhe?

  • Mund të vendosni të filloni me lënien e fëmijës me orar të plotë, apo vetëm gjysmë dite, sipas nevojave tuaja dhe të fëmijës tuaj;
  • Gjithnjë lini një periudhë kohe për përshtatjen, aq sa ka nevojë fëmija, gjatë së cilës ju mund të kuptoni nevojat e tij;
  • Gjatë kohës së përshtatjes, përpiquni ta mësoni fëmijën me mungesën tuaj në mënyrë shumë graduale, pa bërë përpjekje të kota që të ikni fshehurazi kur fëmija nuk e ka mendjen, apo po fle;
  • Njoftoni personelin e çerdhes për zakonet e të ushqyerit, shëndetin e fëmijës etj.

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X