Përmbledhje e studimeve të vitit 2018, këshilla për rritjen sa më të mirë të fëmijëve

0 0

Prindërit janë gjithmonë të zënë duke u kujdesur për fëmijët e tyre dhe viti që lamë pas nuk mund të ishte ndryshe. Por në 2018 kanë qenë shumë të zënë edhe shkencëtarët duke u marrë me studime për të konkluduar në këshilla për prindërit, me qëllim rritjen në mënyrë sa më të shëndetshme të fëmijëve.

Këshilla për rritjen e fëmijëve

Sipas një studimi në muajin tetor, dëmtimet si pasojë e armëve çuan 8000 fëmijë në urgjencë në spitale. “Nuk e dimë çfarë duhet më tepër për t’u mobilizuar për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi”, – shprehen autorët.

Shekncëtarët po vënë në pikëpyetje paralajmërimet e mëparshme se koha e kaluar para ekranit është e dëmshme për fëmijët siç mendohet. “Ka pak ose aspak prova se përdormi i pajisjeve dixhitale në vetvete është i dëmshëm për mirëqenien psikologjike të fëmijëve”, – thonë autorët.

Fëmijët shqetësohen shumë për mendimin e bashkëmoshatarëve rreth tyre që në moshën 5-vjeçare.

YouTube nuk po i “dëmton” fëmijët, thjesht nuk u mëson asgjë atyre. Studimet provojnë se kur fëmijët përfshihen në karakteret që shohin në ekran, ata nuk mund të marrin informacion nga i cili të përfitojnë.

Nuk mund të përcaktoni seksualitetin e një fëmije nga e folura e tij deri në moshën 5-vjeçare. Fëmijët sillen dhe imitojnë në varësi të rrethanave.

Një studim masiv britanik ku u përfshinë 70 mijë fëmijë konkludoi se çelësi për të rritur fëmijë të lumtur është të jeni të përkushtuar ndaj tyre, strikt me orarin e gjumit dhe t’u lexoni shumë.

Nëse eprorët tuaj janë të “këqinj”, ata mund të kenë një ndikim të tmerrshëm negativ në mënyrën sesi ju prindëroni.

Sipas studimeve, 1/4 e të ardhurave familjare shkojnë për kujdesin e fëmijëve përfshirë dadon, kujdesin e përditshëm etj.

Pjesa më e madhe e prindërve i përdorin gabim sexholinet e fëmijëve.

Prindërit shumë mbrojtës me fëmijët e tyre mund të kenë efekte negative në një periudhë shumë të gjatë kohore tek fëmijët.  Fëmijët nuk janë në gjendje të përballojnë stresin dhe inatin në të ardhmen.

Dhënia e një gllënjke alkool nuk i bën fëmijët më pak të predispozuar që të pijnë kur të rriten. Dhënia e një sasie të vogël alkooli në fëmijërinë e hershme nuk ndikon aspak në zakonet e tyre të të pirit në të ardhmen.

Martesa dhe marrëdhëniet

Meshkujt e martuar bëjnë më shumë para se ata që janë beqarë.

Një studim i kryer në korrik tregoi se familjet shpenzojnë rreth 50 minuta në ditë duke debatuar.

Meshkujt kanë më shumë gjasa se gratë që të tradhtojnë, ndërsa një studim tjetër tregon se gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë në vitet e para të martesës.

Meshkujt që kontrollojnë emailin natën vonë përjetojnë më shumë stres. Kjo ndikon në marrëdhëniet e tyre me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Lexo edhe: Shkolla dhe interneti shkaktojne depresion te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X