Përjetimet e shtatzanisë pas humbjes së një fëmije

0 0

Rachel Whalen është shkrimtare, mësuese dhe nënë. Ajo ka ndarë historinë e saj prekëse në Facebook. Nëna e re tregon eksperiencën e lindjes së vajzës, pasi ka kryer një abort. Humbja e fëmijës së parë ka qenë një plagë e dhimbshme gjatë gjithë shtatzansië së dytë dhe lindjes, sipas saj.

Duke postuar një fotografi të sajën para se të shkonte për të lindur, Whalen përshkruan demonët e brendshëm që po luftonte në kokë.

“Po i afrohesha momenteve të fundit të shtatzënisë sime, por ende nuk isha e sigurt sesi do të ndihesha ato momente përfundimtare. Nuk e besoja dot që kjo foshnjë do të lindte e gjallë”,- tregon ajo.

“Në përvojën time, unë nuk mund të isha besimplotë se gjërat do të shkonin mirë, pasi humba vajzën e parë. Edhe me të shtatzania shkoi shumë mirë, derisa një moment ndryshon gjithçka dhe jeta merr tjetër rrjedhë. Humbja e një fëmije të bën të kuptosh se sa shpejt mund të ndryshojë jeta”.

Ndërsa ishte e gëzuar për vajzën që do të sillte në jetë, ajo nuk mund të fshihte trishtimin dhe frikën.

“Prandaj është shumë e vështirë të gëzosh në shtatzani pas një humbjeje. Jo se unë jam negative, por nuk feston dot, sepse të kujtohet sesi dhe herën e kaluar e kishe zemrën plot, por lumturia u shkatërrua. Unë nuk jam në gjendje të përballoj shkatërrimin që mund të sjellë një humbje tjetër. Humbja e një fëmije mbjell pasiguri tek një nënë”, shprehet nëna.

Por kjo është një gjë e bukur sepse të bën të vlerësosh më shumë jetën dhe të tregosh kujdes ndaj fëmijës tjetër që do të vijë në jetë.

Lexo edhe: Humbja e perseritur e shtatzanise

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X