Përhapja e infeksioneve, si të mbroni fëmijët

Parandalimi i perhapjes se infeksioneve dhe mikrobeve eshte shume i rendesishem per te mbrojtur femijet nga semundjet.




0 0

Mbaj mend që isha në shkollën fillore kur një përhapje shumë e madhe morrash filloi në klasën tonë. Më kujtohet që isha ulur me shoqet dhe po luanim me flokët e njëra-tjetrës. Unë dhe ime motër patëm një eksperiencë shumë të keqe përsa i përket morrave (e gjora nëna jonë).

Tani që jam nënë, e kuptoj se sa shpejt mund të përhapet një mikrob dhe nëse një nga fëmijët e mi ka marrë një të tillë, është vetëm çështje ditësh që ta marrin të gjithë.

Sistemi imunitar i fëmijëve të mi është mjaft i dobët dhe për këtë arsye, sapo përhapet një i ftohtë sado i vogël, ata preken në mushkëri.

Unë përpiqem maksimalisht t’i mbaj sa më larg viruset, infeksionet, mikrobet, por jo gjithmonë është në dorën time, sidomos kur ata janë në shkollë.

Unë gjithmonë u flas fëmijëve për rëndësinë e madhe që ka larja në mënyrë korrekte e duarve, në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Të gjitha nënat duhet të ndërgjegjësohen për rrezikun nga mikrobet dhe të kuptojnë se ato nuk janë të pranishme vetëm në tualete. Ilaçi më i mirë është parandalimi. Çelësi është t’i mësojmë fëmijëve të lajnë duart sa më shpesh dhe në mënyrën e duhur. Njërëzit ( veçanërisht fëmijët) prekin hundën, gojën, sytë, duke transmetuar vazhdimisht mikrobe.

Larja e shpeshtë e duarve redukton me 24% rrezikun e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe me mbi 30% rreziqet e infeksioneve gastrointensionale.

Kini parasysh gjithashtu që kur i trajtoni fëmijët me ilaçe të mos i jepni dozën bazuar në moshën e tyre, por duke u nisur nga pesha. Shumë prindër gabojnë në dhënien e ilaçeve të fëmijëve, sepse nuk lexojnë siç duhet fletët udhëzuese.

Sezoni i sëmundjeve si gripi, i ftohti sapo ka filluar prandaj mbroni familjen përmes parandalimit.

Lexo edhe: Hepatiti E më i përhapur nga sa mendoni, si të mbroheni?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X