Sëmundja e djalit për të konsiderohet si një rrugëtim që duhet ta bëjnë bashkë, dhe për të vërtetuar këtë fakt Josh Marshall, ka bërë në kokë një tatuazh, i cili përkon me shenjën që aktualisht djali i tij ka. Kjo shenjë është shkaktuar nga një operacion.
Në Mars të vitit 2015 Gabrielit 8 vjeçar ju diagnostikua një tumor i rrallë në tru, i cili kërkonte një ndërhyrje delikate urgjente, ndërhyrje e cila edhe pse përfundoi me sukses la në kokën e vogëlushit një shenjë të përhershme.
Në momentin që dolën nga spitali Gabrieli ndihej si një “monstër”, ndihej ndryshe si edhe e shihte veten si një “objekt” që ngjallte kuriozitet tek njerëzit.
“Më copëtohej zemra! Nuk mund ta duroja më këtë gjendje, dhe kështu thashë me vete se nëse njerëzit do të kishin dëshirë të fokusoheshin tek shenja, le ta bënin tek të dy ne”!
Gjesti i cili shpreh dashurinë e këtij babai u bë menjëherë i njohur nga shoqata “St. Baldrick”, detyra e së cilës është të mbështesë fëmijët minorenë të prekur nga kanceri, dhe mjaftoi kaq që ata t’i jepnin këtij babai çmimin “Best bald dad”(babai tullac më i mirë). Ky çmim e shpalli atë fitues të garës që bëhej midis prindërve të cilët kanë rruar kokën për të mbështetur fëmijët e tyre, me qëllim që ndryshimi fizik për ta të ishte sa më pak traumatik, gjatë dhe pas terapisë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu