Për çfarë kam nevojë tek një mike

0 0

Nuk e dija se kisha nevojë për të.

Ne priremi të mendojmë se kemi nevojë për miq që janë si ne, me të cilët ngjasojmë, që kanë vlera të përbashkëta, që pëlqejnë të njëjtat gjëra, që na kuptojnë plotësisht dhe nuk na bëjnë kurrë të ndihemi të parehatshëm.

Por kur ajo grua hyri në bibliotekë atë ditë, me flokët e rruajtur, me pantallona të shkurtra xhins, zemra ime u trondit dhe desha menjëherë të komunikoja me të. Dola për ta përshëndetur.

Ajo ta impononte vëmendjen me praninë e saj, dukej e fortë, e guximshme dhe dalloi menjëherë në një qytet të vogël homogjen, ku të gjithë ishin pothuasje njësoj.

Pak javë më vonë, zbuluam një të vërtetë të bukur: ne përshtateshim me njëra-tjetrën.

Edhe pse të ndryshme, unë jam e  qetë, konservatore, nuk më pëlqejnë shumë ngjyrat, ndërsa ajo gëzon të kundërtat e këtyre cilësive, ne sërish përshtatemi.

Pamja e jashtme nuk tregon të vërtetën e plotë rreth asaj që gjendet brenda nesh. Për të hyrë në thellësinë e një personi duhet të mos mjaftohemi vetëm me pamjen. Marrëdhëniet e mia më të çmuara janë ndërtuar kur e kam lënë zemrën në shtigje që nuk i njihja plotësisht.

Ajo që kërkoj është një mikeshë që të mos jetë si unë, të ketë forcë e dinjitet.

Unë jam duke kërkuar për një mikeshë që më sfidon të bëj më të mirën e vetes e më ngre lart kur duket sikur po zhytem. Dhe më lejon të bëj të njëjtën gjë për të.

Një grua që nuk vendos barriera dhe është e përkushtuar ndaj rritjes e përmirësimit si njeri. Që bën gabime dhe praktikon dhembshurinë për veten. Një që më sheh dhe fal shpejt.

Një që më bën të mendoj se është e çmendur ndonjëherë me idetë e saj dhe personalitetin e fortë.

Kam nevojë për dikë që është me mua kur nuk jam në gjendje të marr frymë, që ndan sekretet me mua, që e ndjen kur unë jam e rënduar shpirtërisht e fizikisht, me të cilën ndihem e sigurt.

Atë ditë që ajo hyri në bibliotekë vite më parë, ishte dita që mësova çfarë kërkoja tek një mike.

Lexo edhe: Pas lindjes se femijes nuk do te thote te heqesh dore nga miqte e vjeter

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X