Përbërësit për 2 porcione
– 100 gr makarona pene
– 100 gr ton peshku
– 1 kërcell selinoje
– Vaj ulliri
– Kripë
Përgatitja
Pasi keni pastruar selinonë e prisni në kuba të vegjël dhe e zieni në ujë të bollshëm. Më pas shtoni në tenxhere kripën dhe makaronat. Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe tonin. Pasi makaronat kane zier, i kulloni dhe i shtoni në tigan bashkë me selinonë. I përzieni të gjitha bashkë për rreth 1 minutë në flakë të lartë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu