Pedofilia është një fenomen që po përhapet gjithnjë e më shumë në shoqëri, por ende ka të panjohura brenda saj. Ekspertët theksojnë se prindërit shpesh besojnë disa teori të pavërta, ndër të cilat po theksojmë 5.
Pedofilia, mes të vërtetave dhe të pavërtetave të saj…
- Personi pedofil është një person që nuk na njeh. Imazhi i personit negative lidhet gjithnjë me një të panjohur që vepron në vende publike. Por nuk është kështu. Fatkeqësisht rastet më të shpeshta të dhunimeve seksuale kanë në qendër pikërisht një person familjar si pedofil.
- Dhunimet shkaktohen vetëm nga pedofilët. Jo të gjitha dhunimet shkaktohen nga persona që kanë një profil të përcaktuar si pedofil. Studimet kanë treguar se shumica e pedofilëve nuk i çojnë deri në fund fantazitë e tyre seksuale, por kjo mund të ndodhë shumë me lehtësi nga persona që nuk janë përcaktuar si të tillë.
- Të gjithë pedofilët abuzojnë seksualisht me viktimat e tyre. Pedofilia nuk duhet të jetë gjithmonë një sinonim i abuzimit seksual. Ata mjaftohen duke parë viktimat e tyre të zhveshura (voyeurizmi) dhe sipas ekspertëve nuk ndodh gjithmonë akti seksual.
- Pedofilët janë të gjithë meshkuj. Sapo flasim për një pedofil mendojmë direkt për një burrë rreth moshës 30-60 vjeçare, pak social dhe shumë i mbyllur brenda vetes së tij. Studimet flasin se ka edhe mjaft gra pedofile duke treguar se janë njohur jo pak raste të grave që ngacmojnë fëmijët seksualisht me anën e prekjeve.
- Mënyra e të vepruarit është e njëjtë. Nuk ka një taktikë standarte, të gjithë mund të veprojnë në mënyra të ndryshme. deri tani metodat e përdorura online konsiderohen si më të rrezikshmet duke qënë se i japin pedofiëve mundësinë të fitojnë viktimën më shpejt, duke ndjekur taktika të studiuara hap pas hapi.
Nëse dyshoni për një rast pedofilie tek fëmija juaj telefononi menjëherë policinë. Heshtja juaj mund të përkeqësojë gjërat!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu