[poll id=”11″]Sipas “The guardian”, miqtë e prindërve të rinj duhet të gjenden shumë pranë tyre gjatë dhe pas shtatzanisë. Jo më kot sipas tyre ata duhet të jenë të pranishëm edhe në kursin parapërgatitor që zhvillohet gjatë 9 muajve të shtatzanisë. The guardian shpreh gjithashtu edhe rëndësinë e mundësimit të një aplikacioni në celularin e nënës së re apo gruas shtatzanë, i cili
“kap” nënat e tjera që në atë moment janë duke përjetuar një natë pa gjumë si pasojë e të qarave të fëmijës apo shqetësimeve të shtatzanisë.
Përse shpesh miqtë largohen?
Zakonisht ndodh që gjatë apo pas shtatzanisë miqtë largohen nga nëna apo babai duke qënë se interesat e tyre tashmë nuk janë të njëjta, se çifti i prindërve nuk ka më kohë në dispozicion të takohet me ta në lokalet e qytetit sa herë kanë dëshirë. Por, miqtë duhet të dinë se prania e tyre është shumë e rëndësishme. Se në të vërtetë ata nuk duhet të çuditen në lidhje me gishtat e vegjël të bebit 1 muajsh që ndodhet në krahët e nënës, por të fokusohen në rëndësia e komunikimit me nënën e re. Ajo duhet të ndiejë se edhe pse jeta e saj tashmë është e rrethuar nga bebelinat dhe thithi i gjirit në gojën e vogël të bebes, jeton dhe ka nevojë për miqtë e saj. Nëse ti je mikja e dikujt që sapo është bërë nënë, duhet t’i japësh mbështetjen tëndë, të bisesosh me të qoftë edhe për ta pyetur nëse mendon se jeta seksuale e saj do të jetë si më parë. Ti ndoshta nuk je e vetëdijshme që një 1 orë bisedë në ditë me ty do ta bëjë nënën të mbajë larg apo luftojë edhe depresionin pas lindjes. Por sipas “The guardian” aplikacioni gjurmues ngelet shumë i rëndësishëm për jetën e nënës pas lindjes.
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock