Të qëndroj në shtëpi apo të rikthehem në punë pas lindjes? Për të gjitha nënat që rikthimin në punë e kanë një detyrim, si edhe nënat që e dëshirojnë por ndihen në faj, disa këshilla për ta përballuar më mirë.
Nënat rikthehen në punë
Edhe pse brenda një nëne mund të lindin ndjenja faji në momentin që është duke menduar të rikthehet në punë pas lindjes, ju duhet të dini se në disa shtete të zhvilluara, si për shembull Italia, sipas statistikave të INSTAT (Edhe te ata INSTAT quhet apo jane statistika nga instate yne per Italine?), rreth 4.000.000 nëna rikthehen në punë pasi kanë lindur. Sigurisht që ju keni brenda vetes tuaj dyshimin se çfarë do të ndodhë më pas në jetën tuaj, me fëmijën tuaj, mendime të cilat mund të jenë të pranishme qysh në shtatzani.
Si mund të veprojë një nënë?
Ju mund të vendosni të riktheheni në punë me kohë të plotë, të pjesshme apo të qëndroni në shtëpi me kohë të plotë por në të gjitha rastet do të lini diçka “të paplotësuar”. Këto mendime do të shkaktojnë shumë stres tek nëna dhe duke qënë se ajo nuk do të ndihet mirë, do ta reflektojë atë edhe tek pjestarët e tjerë të familjes. Ajo që shkakton shpesh ankth tek nëna është shoqëria e cila kërkon që nëna të jetojnë midis dy roleve, të profesionistes si edhe të nënës, duke i bërë të dyja në mënyrën më të mirë të mundshme, Brenda së cilave nëna nuk duhet absolutisht të gabojë. Duke qënë kështu, nëna e vendos në diskutim aftësinë e saj jo vetëm si e tillë por edhe si grua.
Ekziston ndonjë zgjidhje?
Ajo duhet të ndihet e lirë të zgjedhë të bëjë atë që ka dëshirë, të marrë vendimin që e bën të ndihet më mirë dhe më e lumtur. Vendimi që do të merrni nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni në faj dhe këtë vendim duhet ta merrni vetëm ju, duke u munduar të bëni më të mirën për veten si dhe fëmijën tuaj.
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu