Të mësosh të duash trupin pas lindjes mund të dojë kohë për disa nëna. Por jo për Bekah Martinez.
Katër ditë pas lindjes së vajzës së saj, ajo postoi një selfie në pasqyrë ku i dukeshin të gjitha defektet e trupit të saj, si shenja të lëna nga nëntë muajt e shtatzanisë.
Me anë të kësaj fotoje ajo ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për dashurinë dhe vlerësimin për veten e për trupin për çdo grua.
“Është shumë e mahnitshme se çfarë mund të bëjmë. Unë kurrë nuk kam ndjerë aq shumë dashuri dhe respekt për trupin tim, për pelenat e për gjithçka”, ka shkruar ajo në krah të fotos.
“Në mëngjesin e 2 shkurtit, vajza jonë e vogël u bashkua me ne në këtë botë, dhe ne kurrë nuk do të jemi më të njëjtët. Gëzojmë të gjithë shëndet të plotë dhe jemi në kulmin e lumturisë “, shkruan ajo në Instagram.
Edhe gjatë shtatzanisë ajo ka qenë gjithmonë shumë e hapur me postime për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Lexo edhe: Dita kur ndalova se fshehuri nga burri trupin tim pas lindjes
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu