Duket se kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që kanë shfaqur probleme me pagjumësinë, dhe kjo mund të bëhet lehtësisht e dallueshme nga irritimi që ata shfaqin, dehidratimi, si edhe mungesa e përqëndrimit. Ata i shfaqin këto probleme pikërisht për shkak se nuk plotësojnë orët e nevojshme të gjumit, duke bërë që të përjetojnë një sforcim të madh fizik dhe mendor.
Rastet janë gjithnjë në rritje
Ashtu si shpjegon edhe Alberto Villani, president i shoqatës së pediatrisë italiane, kohët e fundit është vënë re një rritje e intesitetit të problemit, i njohur kryesisht tek fëmijët dhe adoleshentët. Ata shfaqin vështirësi në të fjeturin në darkë, zgjime të shpeshta gjatë natës, si edhe zgjime shumë herët në mëngjes.
Ndikimi i tabletëve dhe smartphonevë
Një ndër faktorët që ndikon në mënyrë direkte në këtë dukuri është përdorimi i pajisjeve elektronike, të cilat duket se janë gjithnjë e më shumë të pranishme në jetën e fëmijës dhe adoleshentit. Përdorimi i tyre ul ndjeshëm nivelin e melatoninës, substancës përgjegjëse për rregullimin e cikleve gjumë-zgjim, duke bërë që edhe cilësia e gjumit të bjerë.
Në shtrat jo më vonë se ora 9!
Deri në moshën 12 vjeçare fëmija duhet të shkojë në shtrat nga ora 19:00-20:00 dhe kufiri maksimal do të konsiderohet ora 21:00. Ata kanë nevojë për të paktën 10 orë gjumë. Është përgjegjësia e prindit t’i japë fëmijës një edukatë të mirë edhe në lidhje me gjumin.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu