Ky artikull përshkruan oraret mesatare të gjumit të foshnjës 7-muajshe, duke përfshirë ushqyerjen me qumësht për foshnjat që ushqehen me gji dhe me formulë, ushqimet e ngurta, dremitjet dhe gjumin e natës.
Gjumi i foshnjës 7 muajshe
Në këtë moshë, disa fëmijë 7 muajsh mund të flenë gjatë gjithë natës, pa u ushqyer dhe të bëjnë dy deri në tri dremitje. Disa foshnja nuk bëjnë kurrë 3 dremitje, por shumë prej tyre do të kenë 3 dremitje deri rreth moshës 9 muajshe. Dremitja e tretë është pothuajse gjithmonë një dremitje e shkurtër prej 30-45 minutash. Fëmija juaj 7 muajsh duhet të flejë gjithsej 2-3 orë në ditë plus 11-12 orë gjumë gjatë natës.
Për sa dremitje ka nevojë një fëmijë 7 muajsh?
Shumica e foshnjave 7 muajshe bëjnë 2-3 dremitje çdo ditë që gjithsej janë 2 deri në 3 orë. Fëmiëjt e kësaj moshe qëndrojnë zgjuar dhe kanë dritare zgjimi nga 2 deri në 3 orë rresht, mesatarisht. Disa po e lënë dremitjen e tretë dhe në një orar me 2 dremitje, ndonjëherë qëndrojnë zgjuar 3 deri në 4 orë para gjumit.
Të gjithë foshnjat janë të ndryshëm, por këtu janë disa modele të përafërta që mund t’i përdorni me fëmijën tuaj. Më poshtë janë sasitë e rekomanduara për ushqyerjen e fëmijës.
Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.
Sasia e ushqimit në 7 muaj është shumë e ngjashme me atë të muajit të 6-të, por mund të futni të verdhën e vezës (jo të bardhën) nëse dëshironi dhe pak bulmet.
Sasia ditore:
- Të paktën 5 seanca gjidhënie në ditë ose formulë ose kombinim 770-950 ml.
- Edhe pse disa thonë se 110-170 ml ujë është në rregull, ka konsulentë që nuk e këshillojnë në këtë moshë
- 1-2 racione drithëra për fëmijë (1 racion = 1-2 lugë gjelle të thata)
- 1-2 racione fruta (1 racion = 1-2 lugë gjelle)
- 1-2 racione perime (1 racion = 1-2 lugë gjelle)
- 1 racion yndyrë (1 racion = 1/3-1/2 filxhan kosi ose 1/4 filxhan gjize)
- Ju gjithashtu mund të ofroni të verdhë veze të gatuar (por ndoshta jo të bardha veze deri në moshën 1 vjeç për shkak të alergeneve – megjithatë, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj).
Programi 1 i gjumit:
7:00 – Zgjimi dhe qumështi i gjirit ose formula
8:15 – Mëngjesi
9:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)
10:00 – Qumësht gjiri ose formulë
12:30 – Qumësht gjiri ose formulë
1:00 – Gjumi i hershëm i pasdites (të paktën 1 orë)
3:00 – Qumështi i gjirit ose formula
4:00 – Dremitje e shkurtër jo e detyrueshme (30-45 minuta)
4:30 ose 5:00 – Darka
6:15 – Filloni rutinën para gjumit
7:00 – Qumështi i gjirit ose formula dhe vënia në gjumë
+ Mundësisht 1-2 ushqyerje gjatë natës
Programi 2 i gjumit
7:00 – Zgjimi
7:15 – Mëngjesi plus qumështi i gjirit ose ushqyerja me formulë
9:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)
10:00 – Qumësht gjiri ose formulë
12:30 – Qumësht gjiri ose formulë
1:00 – Gjumi i pasdites (të paktën 1 orë)
3:00 – Qumështi i gjirit ose formule
4:00 – Dremitje e shkurtër jo e detyrueshme (30-45 minuta)
5:30 – Darka plus qumështi i gjirit/Ushqyerja me formulë
6:15 – Filloni rutinën para gjumit
7:00 – Qumështi i gjirit ose formulë
+ Mundësisht 1-2 ushqyerje gjatë natës
Lexo edhe: Oraret e gjumit dhe ushqyerjes së bebit 8 muajsh
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.