Obeziteti dhe mbipesha në vendin tonë po bëhet një sfidë për shëndetin publik. Pandemia botërore po prek gjithnjë edhe më shumë edhe fëmijët shqiptarë, të cilët janë të prirur t’u drejtohen shumë shpesh fast-foodeve dhe embëlsirave në momentet që kanë nevojë të konsumojnë diçka. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 7.7% e fëmijëve shqiptarë janë obezë dhe një ndër zakonet më të këqija, që e favorizon këtë dukuri është shmangia e mëngjesit apo konsumimi i një mëngjesi jo të përshtatshëm. Ndër të tjera do të përmendnim edhe konsumimin e pijeve me gaz dhe sheqer, ulja e lojërave dhe veprimtarive fizike të fëmijës si edhe mohimi nga ana e nënës se tek pesha e fëmijës diçka nuk shkon.
Mjekët dhe mendimi i tyre
Sipas specialistëve në qendrën shëndetësore “Santagostino” në Milano, prindërit duhet të ndjekin 6 rregullat kryesore për të shmangur obezitetin.
- Konsumimi i vakteve në orare fikse, 5 herë në ditë, duke mos konsumuar asgjë jashtë vakteve edhe nëse në atë paraardhës nuk është ushqyer si duhet. Në këtë rast mund të afroni pak orarin e vaktit tjetër.
- I ofroni fëmijës ushqime të shëndetshme, natyrale, të freskëta dhe me një cilësi të mirë.
- Mos instistoni të përfundojë të gjithë pjatën nëse nuk ka dëshirë.
- Hani bashkë me fëmijën, i flisni dhe mos e lejoni të ushqehet duke parë televizor apo tablet.
- I ofroni një shumëllojshmëri ushqimesh.
- Mos e përdorni ushqimin si një mjet për të ndëshkuar apo shpërblyer fëmijën.
Duhet të dini se në rreth 44% të rasteve obeziteti shkaktohet nga përdorimi i gabuar i teknologjive, 41% i ngrënies para televizorit, si edhe përdorimit të smartphonëve për më shumë se 2 orë në ditë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu