Lodhja fizike dhe mendore ëshë shumë normale pas lindjes, dhe do të përjetohet kryesisht nga nënat. Atëherë si duhet të veprojë nëna e re? ekspertët flasin në lidhje me ndryshimin e stilit të jetesës.
Si ta bëjmë jetën më të bukur pas lindjes?
- Vlerësoni gjërat e vogla që ju bëjnë të lumtur
Mos u lidhni më pas kujtimeve të jetës së dikurshme. Mendoni se jeta tashmë ju ka buzëqeshur duke ju dhënë një familje të bukur dhe fëmijë të shendetshëm në krah.
- E filloni ditën në mënyrën e duhur
E filloni ditën pa stres. Gabimi i parë është ndezja e televizorit, radios apo muzikës në telefon. E nisni ditën me qetësi dhe lëvizje jo të shpejta. Organizimi është tepër i rëndësishëm.
- Kujdes me ushqimin
Dieta ushqimore ndikon në mirëqënien tonë jo vetëm në lidhje me atë cfarë hamë por edhe në lidhje me mënyrën si e bëjmë këtë. Ambienti duhet të jetë i qetë dhe pa stres, duke qëndruar në tavolinën e kuzhinës.
- Përcaktoni mirë qëllimet tuaja
Mos e mbingarkoni veten. Qëllimet duhet t’ju motivojnë por duhet të kenë një kufi. Nëse mendoni se diçka nuk e arrini dot e rishikoni edhe njëherë nëse është vërtet e rëndësishme të bëhet në atë moment.
- Ndryshoni pamjen e shtëpisë
Nuk është e domosdoshme blerja e sendeve të reja. Uluni dhe mendoni si duhej të dukej shtëpia në mënyrë që ju të mund të ndiheshit sa më e qetë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu