Një tjetër lindje rekord, këtë herë në Romë, ku një grua është bërë nënë në moshën 62 vjeçare. Si ajo ashtu edhe fëmija, tre kilogramë e 200 gramë, janë mirë dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyeshëm.
Historia
Gruaja ka ardhur në Shqipëri për të kontaktuar një strukturë të specializuar në implantin e embrionit. Në fakt, në Itali kjo praktikë është e ndaluar me ligj. Zonja, e cila ka punuar për vite me radhë si infermiere, dëshironte një fëmijë me çdo kusht, prandaj zgjodhi të përdorte këtë metodë.
Dhurimi i embronit: çfarë është?
Kjo metodë, e ndaluar në Itali, konsiston në vendosjen e një embrioni të dhuruar nga një çift (i cili më parë iu nënshtrua teknikave të asistimit të lindjes) në trupin e një gruaje. Kjo është një praktikë shumë e zakonshme në vendet e Evropës, veçanërisht në Spanjë, Republikën Çeke dhe Shqipëri, ku erdhi gruaja që.
Fjalët e nënës së re
Nuk ka moshë të duhur, jetëgjatësia është rritur, ka më shumë mundësi. Më mjafton që ky fëmijë të më ketë pranë sa të bëhet 18 vjeç, pastaj do të jetë i pavarur.
Lexo edhe: Behet nene ne moshen 58-vjeçare, historia e pazakonte









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu