Verdhëza tek bebet, çfarë është ajo?
Shumë bebe zhvillojnë verdhëzën në trupin e tyre, e cila është një kusht që shkakton zverdhje të lëkurës dhe të syve ditët e para pas lindjes. Tek bebet prematurë ajo mund të shfaqet më herët dhe zgjasë më shumë.
Cilat janë arsyet që verdhëza shfaqet?
Ajo shkaktohet nga prodhimi i bilirubinës në nivele të larta, dhe nëse ky nivel rritet shumë mund të sjellë komplikacione. Bilirubina është me ngjyrë të verdhë dhe prodhohet kur qelizat e kuqe të gjakut shkatërrohen. Tek bebet trupi mund të prodhojë më shumë bilirubinë nga sa mëlçia është në gjendje të shkatërrojë. Kjo quhet verdhëza fiziologjike dhe largohet brenda 2 javësh pas lindjes.
A kemi lloje të tjera verdhëzash?
Një tip tjetër verdheze mund të lidhet me kohën e lindjes (nëse fëmija është prematurë), mund te shkaktohet nga probleme të lidhura me gjidhënien, infeksione, mospërputhjen e grupin e gjakut mes nënës dhe fëmijës apo probleme të tjera me mëlçinë. Nëse verdhëza shfaqet pasi keni shkuar në shtëpi duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Ajo trajtohet shumë me lehtësi dhe në rastet më ekstreme mund të shkaktojë dëmtime në tru.
Lexoni edhe: Verdheza dhe gjidhenia
[poll id=”8″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock