Nje semundje e rrezikshme qe prek femijet, gjashte shenjat per ta dalluar

0 0

Bёhet fjalё pёr skarlatinёn, e cila ёshtё njё sёmundje qё shkaktohet nga bakteri “Streptokokus pyogenes bacteria” dhe kjo sёmundje do tё prekё tё gjithё trupin e fёmijёs. Do tё shoqёrohet me temperaturё kryesisht tek fёmijёt me moshё 5-15 vjeçare. Skarlatina ishte njё infeksion qё mori jetёt e fёmijёve nё masё nё shekullin e 20, por qё mjekёt po shprehin shqetёsimin e tyre nё lidhje me rikthimin e saj kudo nё botё, dhe mё e rrezikuara ngelet Britania e Madhe.

Ёshtё e rёndёsishme qё prindёrit tё njohin simptomat…

  • Skuqje nё lёkurё. Fillojnё tё shfaqen nё fytyrё, gjunjёt si edhe pjesё tё tjera tё trupit. Lёkura do tё duket si e djegur nga dielli dhe shumё e ashpёr nё tё prekur.
  • Vijat e kuqe. Nё zonat lidhёse tё trupit (gjoksi, qafa, sqetullat, bёrrylat dhe gjunjёt) do tё shfaqen disa skuqje mё tё forta se nё pjesёt e tjera tё trupit.
  • Fytyrё e skuqur dhe e irrituar. Lёkura e fytyrёs do tё ketё njё ngjyrё tё kuqe tё hapur si edhe rreth gojёs do tё shfaqen disa rrathё tё bardhё.
  • Njё gjuhё si luleshtrydhe. Kjo shenjё vёrehet nё fazat e para tё sёmundjes. Gjuha do tё duket e kuqe dhe me kokrriza njёsoj si njё luleshtrydhe. Nё disa fёmija ajo mund tё vishet edhe nga njё shtresё e bardhё.
  • Temperaturё e lartё. Mund tё shkojё mbi 38.3 gradё dhe nёse shoqёrohet edhe me njё simptomё tjetёr mund tё konsiderohet si njё simptomё e skarlatinёs.
  • Dhimbja e fytit. Skarlatina shkakton skuqje dhe dhimbje tё fytit. Nё disa zona ajo gjithashtu mund tё shfaqet e bardhё ose e verdhё. Fёmija do tё ketё vёshtirёsi kryesisht nё gёlltitje.

Nёse fёmija juaj shfaq njё nga kёto shenja shkoni urgjent tek mjeku.

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X