Pas sjelljes në jetë të një fëmije, shumë gra pësojnë luhatje të humorit të tyre, pagjumësi, lodhje, frikë, etj. Këto ndryshime fillojnë 1-4 ditë pas lindjes dhe mund të zgjasin deri në 10 ditë. Kjo njihet si melankoli/dëshpërim i paslindjes dhe në raste të tilla nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi bëhet fjalë për një gjendje kalimtare.
Shkaqet e ndryshme mund të jenë:
- Ndryshimet hormonale pas lindjes;
- Lodhje nga ushqyerjet e shpeshta me gji & zgjimi natën
- Parehatia fizike pas lindjes së bebit;
- Mungesa e vetëbesimit në rolin e nënës;
- Mungesë mbështetje për të përballuar mëmësinë.
Menaxhimi
Dëshpërimi pas lindjes nuk kërkon trajtim specifik, por nëse simptomat vazhdojnë edhe pas dy javëve, duhet treguar kujdes me gruan.
Nëna duhet të:
- Kujdeset për fëmijën, duke lënë mënjanë të gjitha aktivitetet e tjera;
- Tregojë familjes së saj çfarë po ndodh me të;
- Krijojë një atmosferë në të cilën fëmija do të jetë qendra e vëmendjes;
- Prekë më shpesh bebin;
- Mendojë për bebin;
- Dalë më shpesh jashtë shtëpisë dhe të bëjë më shumë ushtrime fizike;
- Hajë mirë;
- Kujdeset për veten e saj sadopak;
- Fillojë të mbajë një ditar personal.
Rëndësia e personelit mjekësor
Personeli që ndjek nënën e re pas lindjes ka një rol të rëndësishëm në kapjen e grave me depresion postnatal dhe në koordinimin e kujdesit të tyre. Ata duhet të jenë të trajnuar që të ofrojnë një stil këshillimi dhe komunikimi jo korrigjues.
Gruaja duhet informuar, edukuar mbi ngjarjet që do ndodhin pas lindjes normale apo me operacion. Frika vjen nga mungesa e njohurive dhe nëse gruaja nuk e di se çdo ndodhe do jetë më e stresuar. Një nënë e informuar ka më pak shanse për t’u prekur nga depresioni post-partum.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu