Nje guide rreth 40 diteve te para pas lindjes natyrale

0 0

Ditet e para pas lindjes nena e re duhet te marre ndihme nga bashkeshorti ose familjaret e tjere. Nena ka nevoje per ndihmen e tyre per te rikuperuar, per kete arsye duhet te pushoje sa me shume te jete e mundur.
Zakonisht tre dite pas lindjes femija futet ne fazen e te ushqyerit me gji. Cfare ndodh pas lindjes natyrale dhe si duhet te veproje gruaja per te rikuperuar sa me shpejt do t’ju vijne ne ndihme keshillat qe kemi marre nga nje mjeke gjinekologe:
– Cfare ndodh menjehere pas lindjes?
Ne minutat e para pas ardhjes ne jete femija duhet vendosur ne kontakt me lekuren e nenes, kjo per arsye se femija kur lind eshte steril dhe kontakti me lekuren e nenes do t’i jape atij bakteriet e nenes te cilat jane te nevojshme pasi ai me to do te jete ne kontakt edhe me vone.
– Cfare ndodh ne tre ditet e para pas lindjes?
Tre ditet e para pas lindjes fillon per femijes faza e gjidhenies. Trupi i nenes gjate kesaj kohe prodhon kulloshtren e cila eshte shume e rendesishme per hidratimin qe i ben trupit te femijes si dhe per antikorpet dhe proteinat qe ka ne perberje. Femija duhet te marre kulloshtren e nenes sa here te doje, madje edhe 6-8 here gjate 24 oreve.
Me pas gjiri i nenes prodhon qumeshtin e vertete me te cilin femija do te ushqehet per nje periudhe te caktuar. Nena per te parandaluar krijimin e mastitit apo edhe bllokimin e gjoksit duhet ta vendose femijen te pije sa here qe ai deshiron. Ne kete menyre do te sigurohet gjithashtu qe femija te shtoje peshen e duhur mujore si dhe do te mbrohet nga marrja e ikterit (verdhezes).
– Si ta perballojme kthimin ne shtepi ne menyren me te mire?
Gjeja me e mire per ju eshte te ndihmoheni nga dikush, qofte ky bashkeshorti juaj apo ndonje familjar tjeter. Ndihma e babait eshte shume efikase pasi ai jo vetem qe eshte ne kontakt te vazhdueshem me femijen qysh nga fillimi por edhe sepse ai mund te krijoje nje lidhje me femijen e porsalindur pa pasur nevoje per prezencen e nenes.
– Cila eshte keshilla e fundit e gjinekologes?
Jeta pas lindjes se femijes nuk eshte me e para. Nena duhet patjeter te kete ndihhmen e dikujt ne menyre qe te jete ne gjendje te pushoje si dhe te merret edhe me veten e saj. Nje grua e porsalindur duhet te kaloje te pakten 50% te dites shtrire per te fjetur ose per t’u qetesuar.
Dicka tjeter qe duhet te keni parasysh pas lindjes eshte vendosja e nje rripi (brez) i cili do te mbaje pjesen fundore te legenit per te evituar fillimin e ndonje dhimbje te mundshme mesi, gjithashtu edhe per te mos e leshuar te gjithe peshen mbi perineum (zona midis vagines dhe anusit, e cila ne me te shumten e rasteve pritet nga mjeku gjate lindjes normale).

Lexoni edhe: Cfare nuk eshte normale pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X