Nishanët e mëdhenj që mund të gjenden në trupin e fëmijës në momentin e lindjes janë të shpeshtë dhe mund te kenë ngjyra apo përmasa të ndryshme. Në disa raste ata mund të jenë në pjesë jo të dukshme të trupit dhe në disa raste në fytyrë, duar, këmbë dhe mund të shkaktojnë probleme tek personi që i ka. Sipas statistikave një në 20 000 fëmijë lind duke pasur një nishan me përmasa të konsiderueshme në trupin e tij.
Por ndonjëherë mund të shndërrohen në mundësi…
Ky është rasti i një vajze e cila quhet Mariana Mendes dhe ka lindur në Juiz de Fora të Brazilit. Mariana ka në fytyrë një nishan me ngjyrë të zi i cili zë një pjesë të madhe të hundës, syrit dhe faqes së djathtë. Kur ishte e vogël nëna e saj ishte e shqetësuar në lidhje me atë që e priste vajzën e saj, e cila në rritje mund të bëhej edhe subjet i bullizmit. Duke qënë kështu nuk e frenoi veten para dëshirës për ta larguar me lazer. Pas shumë tentativash mjekët u shprehën se kjo ishte e pamundur, dhe ai nishan nuk do të mund të hiqej dot nga fytyra e vajzës.
Vajza është rritur dhe tashmë është 24 vjeç, është bërë asistente e një stilite dhe fashion designer duke treguar se është një luftëtare dhe fitimtare në jetë. Ajo ka deklaruar se është shumë e lumtur që mjekët kanë dështuar pasi me rritjen ai nishan do të ishte forca e saj më e madhe për të ecur përpara.
Ajo shprehet se ndihet e bukur dhe se është pikërisht ai nishan që e bën të jetë speciale. Shembulli i saj pozitiv duhet të na tregojë të gjithëve se duhet të pranojmë veten ashtu sic jemi dhe të përpiqemi që pikërisht defektet t’i kthejmë në forcën tonë më të madhe. Pasi ashtu sic shprehet vajza edhe pse disa e quajnë të shëmtuar apo të çuditshme ajo nuk bezdiset, duke qënë se ky është opinion i tyre personal.
Lexoni dhe:Shtate shenjat ne lekure per te cilat duhet te tregoni gjithmone kujdes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu