Nenexhiku është një mënyrë shmë e mirë për të futur shijet e forta të ushqimeve në dietën e fëmijëve tuaj. Mund të filloni duke e shtuar nenexhikun në pije ose pure. Ai është jo vetëm i shijshëm, por ka shumë vlera ushqyese dhe medicinale. Nenexhiku prej kohësh njihet si një erëz që ka ndihmuar në lehtësimin e problemeve të stomakut.
Vlerat ushqyese të nenexhikut
Vitaminat
Vitamina A – e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të skeletit dhe për lëkurën, sytë dhe sistemin imunitar të foshnjës.
Vitamina C – e rëndësishme për një sistem imunitar të shëndetshëm dhe funksional dhe ndihmon në mbështetjen e mukozave dhe sistemit të frymëmarrjes.
Niacin – ky lloj i vitaminës B siguron prodhimin e energjisë në trup dhe është e rëndësishme për shëndetin kardiovaskular.
Folat – një tjetër vitaminë B që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor.
Mineralet
Kalciumi – ky mineral ndihmon në rritjen e kockave dhe zhvillimin skeletik, ndërkohë që luan një rol kritik në prodhimin e hormoneve.
Hekuri – një lëndë ushqyese për gjakun, që rrit aftësinë e rruazave të kuqe për të mbajtur oksigjen.
Magnezi – i domosdoshëm për kocka të shëndetshme dhe sistemin skeletik dhe ndihmon rregullimin e prodhimit të energjisë brenda qelizës.
Mangani – një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.
Si të zgjidhni dhe ruani nenexhikun për fëmijët?
Nëse është e mundur zgjidhni nenexhik të freskët dhe jo të thatë, pasi ka më shumë shije. Gjethet duhet të duken plot jetë, të jenë në ngjyrë të gjelbër, pa pika të errëta ose të verdha.
Për të ruajtur gjethet e freskëta të nenexhikut, lajini dhe vendosini në firgorifer ku mund të qëndrojnë përreth 3 ditë.
Nëse nuk keni mundësi ta gjeni të freskët, nenexhikun e thatë mbylleni në një enë qelqi dhe vendoseni në një vend me temperaturë jo shumë të lartë dhe jo të ekspozuar në dritë.
Receta ku mund të përdorni nenexhik
- Asparag + pure me nenexhik
- Bizele + kungull i njomë + pure nenexhiku
- Qershi + nenexhik + pure kajsie
- Pjeshkë + mango + karrota + pure me nenexhik
- Kungull + mollë + pure kivi me nenexhik
- Mollë + nenexhik + gjizë
Lexo edhe: Manaferra per femijet
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu