Nënat që konsumojnë këtë lloj vaji kur janë shtatzënë mund të lindin pasardhës me probleme

0 0

Gratë shtatzëna duhet që të shmangin konsumimin e ushqimeve të gatuara me vaj vegjetal, paralajmërojnë ekspertët. Shkencëtarët kanë frikë se acidi linoleik, një yndyrë omega-6, mund të dëmtojë foshnjat në mitër pasi u zbulua se ai shkakton ënjtje të brendshme nga testet që u bënë tek minjtë.

Mjekët paralajmëruan se konsumimi i tepërt i këtij vaji mund të çojë në ‘komplikime të shtatzënisë dhe zhvillim të dobët të foshnjave’. Vaji vegjetal, i përdorur shpesh për të gatuar pica, apo ushqime me bazë patateje dhe bukë, është një nga burimet më të mëdha të acidit linoleik.

Udhëzimet e shkencëtarëve tregojnë se nënat shtatzëna duhet të konsumojnë vetëm sasi të vogla të ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura, siç janë vajrat vegjetale. Gjithashtu umjekët kërkojnë që gratë shtatzëna të rrinë larg ushqimeve si pica dhe patatet e skuqura.

Studiuesit e bazuar në Universitetin Griffith, Brisbane, u dhanë minjve një dietë të pasur me acid linoleik për 10 javë. Minjtë kështu hëngrën tre herë më shumë se sa duhej.

Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se të rriturit duhet të konsumojnë çdo ditë 100 deri në 200 kalori nga acidi linoleik. Acidi linoleik është acid yndyror që mbizotëron në dietat perëndimore.

Rezultatet e studimit treguan se minjtë që prisnin një fëmijë, të cilët konsumuan dietë me acid linoleik lindën pasardhës me nivele më të ulëta të hormoneve që rregullojnë rritjen, duke treguar kështu se këta pasardhës mund të kishin probleme me zhvillimin.

Ekupi I mjekëve tregoi se këto ndryshime të foshnjave mund të rezultojnë me rritjen e rrezikut të ndërlikimeve të shtatzënisë dhe zhvillimit të dobët të foshnjave. Mjekët vënë theksin se është e rëndësishme për gratë shtatzëna të marrin në konsideratë dietën e tyre. Hulumtuesit thanë: “Përfshirja në dietë e acidit linoleik është rritur në mënyrë dramatike në popullatat perëndimore, duke përfshirë gratë në moshë riprodhuese. Hulumtimet e kanë lidhur këtë acid me inflamacionin – një përgjigje trupore që mendohet të çojë në sëmundje kronike.

Lexo edhe: 13 ushqimet qe duhet te konsumoni patjeter kur jeni shtatzene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X