Nënat ndalojnë së kujdesuri për veten menjëherë pas lindjes

0 0

 

Nënat kalojnë muaj duke u kujdesur për veten dhe shëndetin e tyre para se fëmija të vijë në jetë. Por sapo fëmija vjen në jetë, nënat shpejt e vënë veten në fund të listës së tyre prioritare. Më shumë se një e katërta e grave nuk kanë një plan për menaxhimin e shëndetit të tyre pas lindjes së fëmijës, zbulon një studim i ri nga Orlando Health.

Nënat janë më shumë të fokusuara në qëndrimin në krye të shëndetit të fëmijës dhe zhvillimit të tij. Ndërsa 63 për qind e grave thonë se ato janë të shqetësuara njësoj për shëndetin e tyre, siç janë për fëmijën, 37 për qind e nënave të moshës 18 deri në 34 vjeç, nuk kanë një plan për t’u kujdesur për veten pasi fëmija i tyre ka lindur.

Tremujori i katërt mund të jetë i vështirë dhe i mbingarkuar për gratë, sepse trupat e tyre kalojnë nëpër ndryshime fizike dhe emocionale dhe kësaj radhe meritojnë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje si tre tremujorët e parë”, thotë mjekja Megan Grey. “Vizitat te mjeku brenda disa javëve të lindjes dhe ndarjen e ndonjë shqetësimi janë kritike për të marrë kujdesin dhe trajtimin që ju nevojitet”.

Mungesa e planifikimit ka efekte anësore serioze. Si rezultat, më shumë se 40 për qind e grave thonë se ndihen të dëshpëruara, të zhytura në pikëllim dhe të shqetësuara. Më keq akoma, 37 për qind e grave ndihen të turpëruara nga ndryshimet që trupat e tyre po kalojnë. Vuajtja e kileve, thatësia vaginale, mungesa e ndjeshmërisë, shenjat e strjave janë probleme që i kalojnë të gjitha nënat. Ju nuk duhet të keni turp për transformimet që trupi juaj po kalon, është krejtësisht e natyrshme.

Për ato që janë nëna për herë të parë, profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të bëjnë më shumë për të informuar dhe për të përgatitur nënat për jetën pas lindjes.

“Nuk ka nëna të përsosura dhe ju nuk duhet të bëni shumë presion ndaj vetes”, thotë Gray. “Në mënyrë që të kujdeseni më mirë për fëmijën tuaj, duhet të kujdeseni për veten, shkoni te mjeku për shqetësimet që keni dhe kërkoni ndihmë”.

Lexo edhe: 8 gjerat qe duhet te dini per tremujorin e katert

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X