Një nënë pikturoi shënjën e lindjes së djalit të tij në fytyrën e saj, për ta bërë djalin të ndihej krenar për pamjen e tij.
Enzo Cestari, 1 vjeç, ka lindur me një shenjë të zezë, që mbulon pjesën më të madhe të ballit të tij dhe që zgjat poshtë hundës. Kjo quhet “congenital melanocutic naevi”. Mamaja e tij Carolina, 26 vjeçe nga Brazili u betua të mos e fshehte kurrë dhe të sigurohej që ai ta dinte se ishte perfekt në mënyrën e tij. Ajo kërkoi në “make up artist” t’i pikturonin asaj në fytyrë një replikë të shenjës së të birit për të festuar veçantin e tij. Madje e mbajti dhe make up-in në punë. Carolina e bëri këtë dhe që të kuptonte sfidat me të cilat i biri i saj ndeshej.
Ajo tha:” Ishte shumë e vështirë të shikoje sesi shoqëria e shikonte tim bir me keqardhje, frikë dhe madje pështirësi. Edhe pse është e vështirë, une dhe burri im do vazhdojmë të sillemi normalisht dhe gjithmonë do e tregojmë djalin ashtu aiç është”. “Unë e dua aq shumë atë shenjë, saqë për një moment e doja dhe në fytyrën time”- tha ajo.
” Une doja t’i tregoja Enzos dashurinë, prandaj e bëra këtë. Fotot me këtë pamje u bënë afër ditës së nënës, për të moderuar Enzon që është dhurata më e madhe nga zoti.
Kur make up kishte perfunduar dhe gjithçka ishte gati, u ndjeva si gruaja më e bukur në botë.” Djali kishte një reaksion shumë të adhurueshëm kur pa që në fytyrën e nënës kishte diçka ndryshe, diçka familjare. “Kur arrita në shtëpi Enzo ishte shumë i lumtur, edhe pse ai nuk e kuptonte shumë vendimin tim. Jam e sigurt që ai e pëlqente qendrimin tim. Ne bëmë shumë foto dhe mëngjesi jonë ishte shumë i bukur. Pas fotove shkova në punë me make up.
“Shumë njerëz më shikonin me paragjykim, por unë isha shumë e qetë sepse ndihesha mamaja më krenare në botë. E mbajta make up-in deri sa u shtriva të flija, por ndihem sikur ai ka ndenjur me mua që atë ditë.”
Enzo lindi në maj 2017 me prerje cezariane pasi një skaner tregoi që ai kishte kordonin të lidhur 2 herë në qafë. Pasi Karolina e pa të lindur mendoi se ai kishte pak pisllëk në fytyë, por edhe kur e kuptoi që ishte një shenjë lindjeje, ajo ishte mirënjohëse që ai kishte lindur i shëndetshëm dhe duke qarë.
Unë vendosa që që nga ajo ditë do bëhesha një person tjetër, më e fortë, trime, guximtare dhe gati të përballem me gjithë pengesat.”
Kur Enzo ishte 5 ditësh duhej të bënte një kontroll për të kontrolluar shenjën e lindjes, e cila doli e parrezikshme.
“Pasi dolën rezultatet ne kuptuam që shenja e tij në fytyrë nuk ishte asgjë më shumë sesa diçka e pikturuar në fytyrë.” Karolina shtoi:
“Fjalët e ngushëllimit dhe komentet e mrekullueshme ishin aq shumë saqë më kapën emocionet. Unë besoj se shumë mama kanë pasur të njëjtat ndjenja si unë kur kanë parë fotot me djalin tim.”
Lexoni me shume: Te besh tatuazh ne koke shenjen e femijes, ne menyre qe ai te mos ndihet ndryshe
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu