Babai njihet si figura “e picave”, pra kur vjen puna tek ushqyerja preferon të përdorë gjërat e shpejta dhe jo të shëndetshme. Këtë zgjedhje e miraton shumë rrallë mami dhe këtë e tregon një studim i kryer nga mjeku Priya Fielding-Singh, njëkohësisht edhe kandidat i doktoraturës në sociologji pranë Universitetit të Standfort në Kaliforni.
Sipas ekspertit…
Shumë baballarë janë më pak të përfshirë në çështjen e ushqimit, pra për ta mund të jetë një prioritet kujdesi ndaj fëmijës, por nuk i kushtohet rëndësia e duhur ushqyerjes së shëndetshme. Kjo duket sikur është një ekskluzivitet i nënës.
Në bazë të një studimi të kryer nga vetë ai ekipi i tij, e cila më pas u botua edhe në revistën “Appetite”, nënat ishin të lumtura për punën që bëntë babai në familje, megjithatë do të dëshironin që ai të përfshihej më tepër edhe në kuzhinë, pazaret ushqimore etj.
Gjithashtu sipas pjesës tjetër të grave, nëse puna e gatimit do të besohej tek burrat, fëmijët do të ushqeheshin gjithmonë edhe më pak shëndetshëm. Ndërsa disa prej grave e panë si një alternativë të mirë gatimin e një vakti nga bashkëshorti.
Si mendojnë fëmijët?
Zakonisht baballarët nuk janë parë me syrin e të qënit përgjegjës ndaj ushqimit dhe ushqyerjes së shëndetshme, dhe vetë ata nuk e konsideronin mospërfshirjen e tyre në kuzhinë si një padrejtësi apo shfrytëzim ndaj gruas, thjesht nuk e shihnin veten mjaftueshëm të aftë. Po fëmijët? Edhe ata po ashtu! Sipas tyre nëna kujdesej më shumë dhe i “interesonte” më shumë ushqimi i shëndetshëm, ndërsa për babain kjo pjesë ishte e parëndësishme.
Sa e vërtetë është kjo gjë në familjen tuaj? Mendoni se bashkëshorti juaj është mjaftueshëm i vëmendshëm ndaj ushqyerjes së shëndetshme të fëmijës?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu