Wyatt Burggraff ka rrëmbyer zemrat e miliona njerëzve.
Djali 4-vjeçar ka spina bifida, dhe si rezultat përdor një karrocë. Por ai është si të gjithë fëmijët e tjerë në moshën e tij dhe nuk mund t’i rezistojë një seance të mirë kërcimesh në një trampoline. Me një ndihmë të vogël nga një mik, ai është në gjendje të hapë krahët e tij dhe të hidhet gjithë gëzim.
Wyatt ka bërë xhiron e menjëhershme të internetit, ku videoja e tij e ëmbël është shpërndarë gati 100,000 herë në Facbook dhe ka më shumë se 35,000 shikime në Twitter.
Video u mor në Fitness & Gymnastic të TNT Kid, e cila është një palestër, misioni i së cilës është të ofrojë përfshirje për të gjithë. Klasat janë të dizenjuara për të përmbushur nevojat fizike, sociale, emocionale dhe njohëse të çdo fëmije.
Stafi i TNT përfshin edukatorë të licencuar, terapistë profesionalë dhe ekspertë të fitnesit, shumë prej të cilëve kanë përvojë pune me fëmijët me nevoja të veçanta. Përkushtimi i tyre për përfshirjen krijon një strehë të sigurt dhe argëtuese për fëmijët si Wyatt për të tejkaluar çdo pengesë që qëndron në rrugën e tyre.
Lexo edhe: Vogelushja e paralizuar i shpeton jeten vellait
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu