Mëmësia është një maratonë për të cilën unë nuk u stërvita.
Është arsyeja për të cilën ngirhemi në mëngjes, duke shkëlqyer si dielli ose të vrenjtura si shiu, me gjumë të prishur, ose pa fjetur fare. Është të ecësh, duke i mbajtur dikujt çadrën në ditë të vështira, të hihdesh për të kapërcyer vështirësi e të ngrihesh përsëri me këmbët jo shumë të forta.
Pavarësisht pengesave, ne vazhdojmë të vrapojmë.
Mëmësia është ngritja e peshave në krahë, para dhe mbrapa derisa sytë e vegjël të mbyllen. Mbartja e ngarkesës nga dje dhe nesër, në mendjet tona, në koshin e rrobave, në zemrat tona. Është mundimi i ndryshimit të pelenave, nxjerrja dhe futja e karrocave nga makina, këmbët e vogla në këpucë.
Pavarësisht se sa bosh mund të jenë rezervat tona të fuqisë, ne gjithmonë gjejmë forcë.
Është si një maratonë noti, për të cilën nuk isha e përgatitur. Është zhytja e parë në ujë të ftohtë dhe nevoja për të dalë për ajër. Është si të fundosesh me krahët e lodhur, teksa lodhja është duke i lënë vendin dorëzimit. Janë rutinat e ngjeshura edhe gjatë natës, grumbuj enësh dhe plane të anuluara.
Pavarësisht nga kushtet, ne vazhdojmë të notojmë.
Mëmësia është të pranosh se ke nevojë për pak pushim e të marrësh frymë thellë. Është të dëgjosh fjalën “mamiiiiii”, gjithë ditën mes zhurmës dhe lotëve dhe të mendosh se e njëjta fjalë që të jep aq shumë arsye është gjithashtu ajo që të bën të dëshirosh të shkulësh flokët. Por i lë lotët të bien, nga rraskapitja, nga lehtësimi, nga një dashuri e pakapërcyeshme.
Pavarësisht nga provat me të cilat përballemi, ne jemi në këtë rrugëtim së bashku.
Mëmësia është të marrësh rolin e trajnerit pa pasur përvojë. Të jesh ti projektuesja e lojës, mësuesja. Të inkurajosh ato krijesa të vogla e t’i motivosh. T’i mësosh si të drejtohen në këtë botë, duke i përgatitur që një ditë të jenë të zotët pa na pasur ne pas.
Pavarësisht se sa herë mund të “dështojmë”, ne gjithmonë jemi duke mësuar.
Mëmësia është një maratonë që fillon me çmimin tonë dhe një vijë përfundimi që nuk mbaron kurrë.
Ne u bëmë atlete vetëm me dy komanda “gati, vazhdo” dhe tashmë duhet ta vazhdojmë gjithë jetën, për ta.
Lexo edhe: Mëmësia është të shikosh fotot e fëmijëve ndërsa ata flenë
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!