Atë ditë nuk isha ndjerë mirë. Diçka nuk po shkonte siç duhej. Me kalimin e ditës, situata nuk po përmirësohej. Ishte një ditë ë zakonshme mes kaosit, kur ke dy fëmijë shumë pranë njëri-tjetrit në moshë.
Në fakt kjo situatë ishte normale në këto kushte, por unë nuk ndihesha mirë, nuk ndihesha vetvetja.
Pasi vajzat fjetën, kur shkova në shtrat dëgjova një zë të brendshëm që më thoshte, “ti nuk je nënë e mirë, ti po dështon me rritjen e fëmijëve”.
Më kapi ankthi, por e dija menjëherë se ç’duhej të bëja. Telefonova personin e vetëm që di të më ngushëllojë.
Personin e vetëm që e bën çdo gjë më mirë.
Personin që ka fjalët magjike kur është fjala për qetësimin e shpirtit tim.
“Alo”, u përgjigj ajo në telefon.
“Alo, mami”, i thashë me zërin e mekur. Unë mund ta maskoj dhimbjen para kujtdo, përveçse para saj.
“Gjithçka do të jetë në rregull”, më siguroi nga telefoni. U ndjeva menjëherë shumë më mrië sepse nuk ka asgjë në këtë botë si siguria që të jep nëna. Mendoj se të gjithë kanë këtë marrëdhënie me nënën dhe dua shumë që e tillë të jem edhe unë për fëmijët e mi.
Ti mami, më fale magji që në momentin e parë që më solle në jetë.
Kjo magji nuk të bën të përsosur dhe të gjithëditur. Jo ti nuk i ke të gjitha përgjigjet. Askush nuk i ka. Detyra jotë është të jesh nëna e fëmijëve të tu.
Në momentin që bëhesh nënë vjen një forcë që lë shenjë në zemrën tënde.
Në momentin që të vendosin atë foshnjë të butë të pafajshme në kraharor e të shpërthejnë lotët, mjekra dridhet e më pas e përqafon e fillon ta ushqesh me gji.
Fëmija gjen paqe në ngrohtësinë e trupit tënd, me lëkurën e saj në lëkurën tënde.
Nuk ka asgjë si siguria e nënës.
Kur fëmija të rritet e të rrëzohet për herë të parë do të fillojë të qajë. Por je ti që do e marrësh në krahë, duke i thënë se gjithçka është në rrregull e duke i fshirë lotët.
Ti je gjithmonë aty për ta kapur fëmijën, për ta mbrojtur për ta ngritur sa herë rrëzohet, në kuptimin e parë tani dhe në kuptimin figurativ kur të rritet.
Nuk ka asgjë si siguria e nënës.
Kur e çoni për herë të parë në kopsht, do të përjetoni ndarjen e parë. Fëmija do të qajë, por t’i do të jesh aty për t’i siguruar se do të kthehesh.
Sepse kur je së bashku me fëmijët, gjithçka do të jetë mirë përsëri, sado të vështira t’ju duken situatat.
Nuk ka asgjë si siguria e nënës.
Kur t’i thyhet zemra për herë të parë, nëna do të jetë i vetmi njeri që nuk do ta braktisë. Kur fëmija të ndihet sikur kurrë më nuk do t’i shërohet zemra dhe nuk do dijë të përballojë dhimbjen, do të vijë tek ti dhe ti sërish do ta sigurosh se gjithçka do të jetë mirë përsëri.
Dhe kur fëmija yt të bëhet prind vetë do të ndihet njësoj.
Sepse nuk ka asgjë si siguria e nënës.
Duhet të kuptojmë se ndonjëherë fëmijët nuk kanë nevojë për asgjë tjetër veç sigurisë sonë, vendit ku ata ndihen të mbrojtur. Siguri nga shpirti i tyre, nga gjaku i tyre, nga zemra e tyre.
Lexo edhe: Keshilla me e vlefshme qe mora nga nena ime pas lindjes









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu