Dy muaj më parë, aktorja Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushin që e pagëzoi me emrin Amar.
Ajo ndodhet në Spanjë, ku edhe ka lindur djalin dhe ka ndërtuar jetën me familjen e saj të re.
Olta është shprehur herë pas here me postimet e saj se ardhja në jetë e djalit është një ndër gjërat më të bukura që i ka ndodhur dhe i ka dhuruar emocionet më të veçanta.
Duke qenë e përkushtuar plotëissht tek i biri, ka nisur të përjetojë edhe vuajtjet e para të mëmësisë. Një ndër to është edhe gjumi, për të cilin aktorja ka folur në postimin e saj të fundit.
“T’kem t’flej icik ! Na ishte njëherë gjumi… Mama me kohë të plotë”- shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/CGfoVxwnsPt/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu