Mungesa e vitamines D dhe rakitizmi tek femijet

0 0

Rakitizmi është një patologji që prek sistemin kockor të fëmijës, gjendje e cila shkaktohet nga mungesa e mineraleve dhe mbi të gjitha të vitaminës D. Kjo patologji i bën kockat të buta dhe të brishta, të rrezikuara për t’u deformuar si edhe për të krijuar fraktura.

Kur mund të shfaqen shenjat e para të rakitizmit?

Kjo patologji mund të shfaqë shenjat e para rreth moshës 4-6 mujore dhe në këtë rast simptomat janë:
• Keqformim dhe deformim të kockave si edhe rritje të menjëhershme të kafkës,legenit dhe gjoksit.
Problem bëhet më i theksuar pas muajit të 12, kur fëmija fillon të ecë dhe këmbët e tij janë të harkuara, njëkohesisht edhe krahët nuk janë të formuara në mënyrë të rregullt. Ashtu siç e thamë edhe më sipër shkaktari kryesor është mungesa e vitaminës D. Kjo mungesë bën që kalciumi të mos fiksohet në mënyrën e duhur në kocka duke bërë që ato të mos kenë një rritje dhe zhvillim të mirë.

Roli i ushqimit

Ushqimet që duhet të konsumojë një fëmijë i prekur nga kjo patologji janë:
Vaji i peshkut (kryesisht ai i mëlcisë së merlucit), peshku salmon, sardelet, merluci, peshku shpatë, veza, qumështi dhe gjalpi, soja, kërpudhat, frutat e detit.

Cilët janë më të rrezikuar?

Fëmijët që rrezikohen më shumë janë ata të lindur para kohe kjo pasi aparati i tyre nuk është mjaftueshëm i maturuar për të përthithur vitaminën D.

Si duhet të veprojmë?

Fëmija duhet të marrë në mënyrë korrekte vitaminën D si edhe sa më shumë diell. Nëse fëmija diagnostikohet me rakitizëm duhet të kryejë një trajtim anti-rakitizëm i cili sistemi i tyre kockor do të forcohet.

Lexoni edhe: 5 gjerat qe nuk dini rreth vitaminave qe merrni

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X