Mungesa e vitaminës D: Çfarë lidhje ka me skizofreninë?

0 0

Mungesa e vitaminës D në lindje është e lidhur me një rrezik të skizofrenisë: 8% e rasteve i referohen këtij problemi në moshën e të sapolindurve. Autorët e një studimi nga universitetet e Queensland dhe Aarhus, thonë se mungesa e vitaminës D është e lidhur me një rritje prej 44% të rrezikut të skizofrenisë.

Një sëmundje mendore

Skizofrenia tregon një grup sëmundjesh mendore të karakterizuara nga simptoma të tilla si haluçinacione, vizione dhe deficitet njohëse. Studimi përfshiu 2,602 individë: pacientët skizofrenikë u krahasuan me individë të shëndetshëm dhe ajo që u vu re ishte se tek të parët kishte një mungesë të theksuar të vitaminës D.

Thelbësore për zhvillimin e fetusit

Ndërsa zhvillimi i fetusit varet tërësisht nga nivelet e nënës për të marrë vitaminën D, rezultatet sugjerojnë se marrja e kësaj vitamine mund të parandalojë shumë raste të skizofrenisë, në një mënyrë të krahasueshme me acidin folik në shtatzëni i cili parandalon deformimin e shtyllës kurrizore.

Suplementet në 12 muajt e parë

Ekspertët rekomandojnë suplemente me vitaminë D për të gjithë të sapolindurit gjatë gjithë vitit të parë të jetës, pavarësisht nëse fëmija ushqehet apo jo me gji. Në të vërtetë, as qumështi i nënës as formula (edhe nëse shtohet) nuk arrijnë të përmbushin nevojat  e përditshme të vitaminës D. Për ta arritur atë, duhet të konsumoni një litër qumësht formulë në ditë, sasi të cilën fëmija e arrin vetëm kur është afër ndërprerjes së qumështit.

Mungesa ndodhet tek një në dy fëmijë

Sot deficenca e vitaminës D, një gjendje që vjen nga pamjaftueshmëria e deri tek mungesa e vitaminës D, prek më shumë se një në dy fëmijë, sidomos ata të sapolindurit dhe ata në adoleshencë, ku arrin 70 për qind të fëmijëve të prekur. Faktori i parë i rrezikut është ekspozimi i ulët diellor (dhe burimi kryesor i furnizimit me vitaminë D). Në fakt, trupi ynë e prodhon atë përmes sintezës së lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Lexo edhe: Vitamina D na mbron nga kanceri i gjirit

[poll id=”24″]

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X