Gjumi është një element themelor dhe i domosdoshëm për rigjenerimin e mendjes dhe trupit, dhe kur netët e gjumit jo të mirë janë të shumta, trupi vuan. Dëshmitë shkencore sugjerojnë se gjumi është gjithashtu i rëndësishëm për ruajtjen e metabolizmit të duhur. Prandaj, gjumi i pamjaftueshëm apo i shqetësuar mund të çojë në zhvillimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Për të thelluar lidhjen midis mungesës së gjumit dhe një rritje të sheqerit në gjak është një studim japonez i publikuar në revistën mjekësore të Fiziologjisë: Endokrinologjia dhe Metabolizmi.
Rëndësia e gjumit
Gjumi është një element restaurues me rëndësi themelore për të gjithë organizmin: lejon trupin të rimarrë energjitë, përmirëson disponimin e mirë dhe ndihmon në ruajtjen e kujtesës. Kur vuani nga pagjumësia, ju jeni gjithmonë të lodhur, nervozë dhe gjithashtu tentoni të keni më shumë oreks dhe për këtë arsye të fitoni peshë.
Studimi në laborator
Sipas një studimi të bërë në Japoni me një grup minjsh, mungesa e gjumit shkakton ndryshime dhe përkeqëson efikasitetin e mëlçisë dhe ndryshon përgjigjen ndaj insulinës. Për të kuptuar dhe për të studiuar marrëdhëniet mes gjumit dhe insulinës, studiuesit kanë ekzaminuar mëlçinë dhe kanë mbajtur minjtë zgjuar për 6 orë në natë. Ata kanë matur nivelet e glukozës dhe yndyrës në mëlçi dhe për të njëjtën mënyrë ushqyerje, ata që flinin më pak kishin parametra më ta larta.
Glukoza nën kontroll
Kështu, duket një lidhje e drejtpërdrejtë midis pagjumësisë dhe paaftësisë së trupit për të metabolizuar glukozën, kontrollin e marrjes së ushqimit dhe mbajtjen e bilancit të energjisë. Reagimi i trupit ndaj humbjes së gjumit, në fakt, ngjan me fenomenin e rezistencës ndaj insulinës, hormon që ndihmon trupin të përdorë glukozën për të prodhuar energji. Në rastin e rezistencës së insulinës, qelizat nuk e përdorin hormonin në mënyrë efektive dhe glukoza grumbullohet në gjak, duke rritur kështu nivelet. Nëse sheqeri i gjakut është i lartë, veshkat përpiqen të ulin glukozën e tepërt përmes urinës dhe t’i detyrojnë ata të shkojnë shpesh në tualet, duke ndërprerë gjumin.
Ta dini!
Për të luftuar diabetin është e rëndësishme që të adoptohet një mënyrë jetese korrekte: të adoptohet dieta mesdhetare, të praktikohet aktiviteti fizik i përshtatshëm dhe të flini mjaftueshëm.
Lexo edhe: Oret shtese ne pune rrisin rrezikun e diabetit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu