Modelet e rritjes së fëmijëve parashikojnë rrezikun e obezitetit para moshës 5-vjeçare

0 0

Duke i peshuar fëmijët kur futen në shkollë, është shumë vonë për t’u kujdesur për kilet e tyre.

Një studim i publikuar nga Mail Online mbi obezitetin e fëmijëve thotë se pesha e të vegjëlve dhe modelet e rritjes së tyre duhet të krahasohen para se të fillojnë shkollën.

Gjithnjë e më shumë fëmijë tashmë janë mbipeshë ose obezë deri në përfundim të shkollës fillore.

Hulumtuesit kanë analizuar hulumtime që përfshijnë 729,000 fëmijë në mbarë botën për të parë modelet e rritjes, të lidhura me rrezikun e  mbipeshës ose obezitetit.

Ata zbuluan se modelet e rritjes së hershme tek fëmijët mund të kenë një ndikim në mundësinë për të qenë mbipeshë më vonë.

Studiuesit thonë se duke e matur peshën e fëmijëve vetëm dy herë gjatë viteve të tyre shkollore i vendosim ata në një rrezik më të lartë për t’u bërë obezë.

Mail Online shkruan se fëmijët duhet të peshohen që nga mosha 2 vjeçare.

Hulumtuesit bënë 46 studime duke parë peshën e fëmijëve të ndryshëm të moshave të ndryshme.

Studiuesit thanë se ata identifikuan 2 modele themelore të rritjes së fëmijërisë që tregonin se mund të rritej mundësia për obezitet më vonë:

  • rritjen e hershme e peshës së trupit ku përfshiheshin fëmijët që ishin mbipeshë që nga foshnjëria
  • rritja e mëvonshme e peshës së trupit ku përfshiheshin fëmijët që kishin shtuar peshë në fillim të fëmijërisë, në moshën 2 deri në 3 vjet

Fëmijët të cilët kishin shtuar peshë në moshën 4-5 vjeçare u klasifikuan si në rrezik “normal” për t’u bërë mbipeshë.

Studimi përfshinte fëmijë të moshave të ndryshme nga Kina, Japonia, Irani, Kameruni dhe Evropa.

Hulumtuesit treguan se modelet e rritjes së fëmijëve  “ndryshojnë brenda popullatave ose nga njëra populaltë tek tjetra, njëlloj siç ndryshojnë edhe me kalimin e kohës”.

Por shqetësimi i tyre kryesor është se matjet e njëpasnjëshme të peshës tek fëmijë të ndryshëm në mosha të ndryshme nuk tregojnë se si ndryshon pehsa e përgjithshme e një fëmije teksa rritet, por jep një mesatare për secilën grupmoshë.

Ata paralajmëruan gjithashtu se të dhënat e fundit për grupmoshën [4-11 vjeç] mungojnë nga shumë prej vendeve që kanë indeksin më të lartë të obezitetit në botë dhe nevojiten për të vlerësuar rrezikun global të obezitetit.

Lexo edhe: 5 vakte ne dite mbrojne femijet nga obeziteti

[poll id=”25″]

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X