Tre shtatzani, tre vajza dhe një trup perfekt. Vajza zviceriane që ka pushtuar televizionet italiane, ja ka arritur kësaj edhe pse tashmë është në moshën 40 vjeçare.
Por si është e mundur kjo?
Mesa duket vajza zviceriane, ish gruaja e këngëtarit Eros Ramazzotti, ka dy armë: një dietë të përkryer dhe një aktivitet të mirë fizik. Cila është dieta e saj? Asnjëra! Hunziker shprehet se nuk ndjek asnjë dietë, pra ajo praktikisht ha gjithcka, por tregon shumë kujdes me porcionet të cilat nuk duhet të jenë shumë të mëdha.
“Unë e adhuroj ushqimin dhe nuk heq dot dorë nga asgjë. Jam e bindur se për të pasur një shëndet të mirë duhet të konsumosh gjithçka, pasi organizmi ka vërtet nevojë për të gjitha ushqimet. Nëse do të konsumosh gjithë ditën ushqime të ziera dhe pa përdorur një metodë specifike gatimi do të ketë shumë mundësi që ushqimet të mos ju shijojnë dhe në këtë rast jo vetëm humb shijen e ushqimit por edhe të jetës”, shprehet Michelle.
Ajo këshillon të gjtha nënat të heqin dorë nga sheqeri, pasi sipas saj ai nuk është një ushqim i shëndetshëm. Sipas saj do të ishte mirë që ai të zëvendësohej me mjalt. Megjithatë, me raste mund të konsumoni edhe ndojë tortë apo akullore.
Jo vetëm ushqyerja
Ajo thekson edhe rëndësinë e veprimtarisë fizike, e cila shprehet se nuk flasim domosdoshmërisht për frekuentimin e palestrës duke qënë se edhe kohën e ka të kufizuar. Michelle zgjohet në 05:30 të mëngjesit dhe stërvitet për rreth 35-40 minuta. Sipas saj këto mënyra do t’ju ndihmojnë të mbani trupin në formë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu