Larja e fytyrës është një prej praktikave më të rëndësishme që duhet t’i mësoni fëmijës që në foshnjëri dhe për ta bërë këtë në mënyrën e duhur ka disa rregulla që duhet të ndiqni dhe disa gabime që duhet të evitoni.
- Mos i pastroni me forcë sytë. Në të kundërt mund të irritohen shumë shpejt. Pastrimi duhet të kryhet me anën e disa lëvizjeve rrethore.
- Mos e përdorni sapunin direkt në fytyrë. Ai duhet të përdoret filimisht në duart e tij dhe më pas të vendoset në lëkurë.
- Evitoni përdorimin e sapunëve që nuk janë specifikë për fëmijë. pH duhet t’i përshtatet atij të fytyrës.
- Temperatura e ujit duhet të jetë e duhura. Pra as shumë i ftohtë as i nxehtë ndryshe mund të favorizohet acarimi i lëkurës e cila do të fillojë të rripet. Uji duhet të jetë i vakët.
- Fytyra duhet të shplahet mirë. Zakonisht fëmijët harrojnë ose nuk e shpëlajnë mirë fytyrën dhe ky është një gabim që duhet të evitohet me patjetër. Ju duhet të jeni pranë që t’ja mësoni këtë fëmijës tuaj.
- Mos përdorni shumë shkumë sapuni. Edhe pse ata i duan shumë flluckat e sapunit duhet të dinë se kjo është e gabuar. Fytyra mund të acarohet. Ky është një detyrim sidomos nëse përdorni sapun të lëngshëm.
- Fytyra nuk duhet të fërkohet fort me peshqir. Ajo duhet të preket lehtë dhe për këtë mund ta ndihmoni edhe ju.
Këto ishin rregullat bazë që duhet t’i mësoni fëmijës në lidhje me larjen e fytyrës duke qënë se ju nuk do të mund të jeni gjithmonë pranë tij për ta bërë këtë. Kujdesi ndaj lëkurës dhe pjesëve të tjera të trupit është shumë i rëndësishëm.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu