Melomakarona te lehta dhe te shijshme

0 0

Melomakarona jane ëmbëlsira tradicionale greke qe amvisat pergatisin per festen e Krishtlindjes. Ju kemi sjelle receten më te lehte (light), me shume vlera ushqyese dhe pa humbur shijen.

Përbërësit ( per brumin)

  • 1 filxhan vaj ulliri;
  • 2 luge gjelle gjalpë ose vitam light;
  • 1/2 filxhan sheqer i paperpunuar;
  • 2 luge gjelle mjalte;
  • 2-3 portokalle, lekuren e grire ne rende dhe lëngun;
  • 1/2 gotë konjak;
  • 6-7 gota miell;
  • 2 luge gjelle kanellë dhe 1 lugë karafil pluhur;
  • 1 luge e vogel sode;
  • 2 luge gjelle bakin powder;
  • 5 luge gjelle arra per brumin dhe 5 luge gjelle për garniturë.
Për shurupin
  • 3 gota mjalte;
  • 2 gota ujë;
  • 1/2 filxhan sheqer i paperpunuar;
  • 1 portokall;
  • 2 shkop kanelle;
  • 1 luge karafil kokerr.

Pergatitja

IMG_0162Së pari  pergatisim shurupin, ziejme ujin me sheqerin, me kanellën, me portokallin te prerë në gjysmë dhe karafilat. Sa te marr nje vale e fikim soben dhe shtojme mjaltin dhe e leme te ftohet.

 

IMG_0153      Rahim 6 përbërësit e parë në një mikser ose blender, derisa të shkrihet sheqeri.

 

 

IMG_0158        Në një tas të madh hedhim pjesën e lëngshme dhe pastaj përbërësit e tjerë, miellin duhet të shtojme pak nga pak dhe e preziejme shpesh.

 

IMG_0161

E perzjejme mirë deri sa te behet një përzierje homogjene, nuk e punojme shume brumin se forcohet dhe kete gje nuk e duam.
Marrim copa të vogëla dhe ju japim forme ovale dhe i veme ne nje tepsi me leter qe mos ngjiten, i pjekim në 180 gradë për 30 ‘.
IMG_0164     Sa te dalin nga soba ashtu sic jane te nxehta i hedhim ne shurup te ftohte per 2-3 minuta nga te dyja anet. Shurupi qe ngelet e mbajme qe tja u hedhim me vone sepse i mban ato te buta.
IMG_0169     Hedhim arrat e coptuara me pak kanelle.
JU BEFTE MIRE DHE FESTA TE MBARA!

Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X