Melomakarona jane ëmbëlsira tradicionale greke qe amvisat pergatisin per festen e Krishtlindjes. Ju kemi sjelle receten më te lehte (light), me shume vlera ushqyese dhe pa humbur shijen.
Përbërësit ( per brumin)
- 1 filxhan vaj ulliri;
- 2 luge gjelle gjalpë ose vitam light;
- 1/2 filxhan sheqer i paperpunuar;
- 2 luge gjelle mjalte;
- 2-3 portokalle, lekuren e grire ne rende dhe lëngun;
- 1/2 gotë konjak;
- 6-7 gota miell;
- 2 luge gjelle kanellë dhe 1 lugë karafil pluhur;
- 1 luge e vogel sode;
- 2 luge gjelle bakin powder;
- 5 luge gjelle arra per brumin dhe 5 luge gjelle për garniturë.
- 3 gota mjalte;
- 2 gota ujë;
- 1/2 filxhan sheqer i paperpunuar;
- 1 portokall;
- 2 shkop kanelle;
- 1 luge karafil kokerr.
Pergatitja
Së pari pergatisim shurupin, ziejme ujin me sheqerin, me kanellën, me portokallin te prerë në gjysmë dhe karafilat. Sa te marr nje vale e fikim soben dhe shtojme mjaltin dhe e leme te ftohet.
Rahim 6 përbërësit e parë në një mikser ose blender, derisa të shkrihet sheqeri.
Në një tas të madh hedhim pjesën e lëngshme dhe pastaj përbërësit e tjerë, miellin duhet të shtojme pak nga pak dhe e preziejme shpesh.


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu